Aktualitet

Basha për Metën-Ramën-Berishën: Shqipëria s’i takon 3 dinozaurëve të tranzicionit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:36 - 16/01/22 |
Opi Nion

Lulzim Basha në takimin e zhvilluar ditën e sotme në Fier cilësoi kryeministrin Rama, Presidentin Meta dhe ish-kryeministrin Berisha, tre dinozaurët e tranzicionit.

Ai u shpreh se me vettigun e politikanëve do t’i jepet fund dominimit të tyre të cilët sipas tij kanë arsyet e tyre që nuk e duan vettingun në politikë.

“Të hapim një faqe që duhet të ishte hapur dekada më parë,jo thjesht pluralizëm  formal por atë të pluralizmit të vërtetë, ku Shqipëria dhe politika e shqiptarëve nuk i takojnë më 3 dinozaurëve të tranzicionit por 3 milion e kusur shqiptarëve. Dhe për këtë duhet të bëjmë sa më parë vettingun e politikanëve. Ndarja me regjimin e Edi Ranms kërkon që ne të parët të kërkojmë atë ligj që në mënyër të detyrusheshme njësoj si për noterët, politikanët të kalojnë në vetting. Secili prej brinjëve të trëkëndëshit të Bermudës ka arsyet e veta se pse nuk e do vettingun. Kjo do ta ndajë thashethemin nga e vërteta”, tha Basha./Opinion.al

Pas