Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Basha në Kongresin e PPE tregon projektin e tij për Shqipërinë Europiane

2019/11/20 at 6:45 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Basha në Kongresin e PPE tregon projektin e tij për Shqipërinë Europiane

Qytetarët e shqiptarë ende besojnë tek Bashkimi Europian dhe vlerat që ai përfaqëson dhe për të arritur standardet europiane ata kërkojnë realizimin e reformave sipas modelit europian deklaroi kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha.


Në një fjalim të mbajtur sot në në Kongresin e Partive Popullore Europiane në Zagreb të Kroacisë Basha nënvizoi sfidat me të cilat po përballet sot stabiliteti i demokracisë në Bashkimin Europian por nga ana tjetër tha se Shqipëria qëndron ende besnike vlerave që ka në themel ky projekt.

Sipas Bashës, qeveria aktuale dështoi në përmbushjen e vizionit europian të Shqipërisë por ai u zotua se nëpërmjet një reflektimi të thellë kombëtar, favorizimin e një klime pozitive për biznesin e vogël dhe ekonominë familjare dhe ndërmarrjen e reformave të thella me standarde evropiane, do të kthejë Shqipërinë në rrugën evropiane.

Fjala e plotë e Lulzim Bashës

Nëse sot do të lexoni cilëndo gazetë ose media që trajton tema të politikës së jashtme, do të hasni një seri problematikash dhe shqetësimesh që ju bëjnë të mendoni se gjendja në Europë dhe në botë është shumë e rrezikuar nga një sërë faktorësh. Sa shpesh kemi dëgjuar për të ashtuquajturën “vdekje të demokracive liberale” apo “lindja e një demokracie të kundraligjshme”, apo më keq akoma “fillimi i një epoke autoritare”? Të gjitha këto pikëpyetje kanë ngritur një stuhi polemikash rreth stabilitetit të Europës së Bashkuar.

Në fakt, sot Bashkimi Europian dhe institucionet e tij shihen me shumë skepticizëm. Madje, shumë kritikë janë të mendimit se tregu dhe lëvizja e lirë, në thelb janë të rrezikshme për vetë sistemin demokratik. Sidoqoftë, zonja dhe zotërinj, unë vij sot para kush me një tjetër mesazh. Një mesazh shprese. Një mesazh optimizmi.

Një mesazh që për shumë prej jush mund të vijë si surprizë se si Shqipëria mes të gjithë vendeve të përfaqësuara këtu është një vend ku vlera dhe ide të tilla kanë mbështetje popullore. Një vend qytetarët e të cilit akoma luftojnë për këto vlera. Një vend, njerëzit e të cilit besojnë se progresi mund të garantohet vetëm përmes hapjes, partneritetit dhe bashkëpunimit. Një vend i cili beson në një Bashkim Europian të fortë dhe që funksionon siç duhet.

Edhe pse qeveria aktuale dështoi në përmbushjen e këtij vizioni, është jetike që ju të jeni të vetëdijshëm se ka një anë tjetër të medaljes. Ajo për të cilën ne po luftojmë në Shqipëri është një transformim rrënjësor,  në të njëjtë linjë me shpirtin dhe synimet e shqiptarëve. Ne jo vetëm që kemi bindjen se duhet ta reformojmë vendin tonë që të ecim përpara. Por ne besojmë se reformat duhet të jenë të modelit europian. Me standarte europiane.

Kjo nuk do të ndodhë brenda natës dhe pa dyshim jo nën drejtimin e qeverisë aktuale. Kjo kërkon një përmasë të thellë reflektimi kombëtar. Për të parë me ndershmëri situatën në të cilën ndodhemi, ne duhet t’i shtrojmë vetes disa pyetje me peshë: Si mbërritëm deri këtu? Si do t’i japim fund kësaj krize?

Sepse të gjithë e dimë që kjo nuk është rruga që i shërben përparimit të Shqipërisë! Sepse nuk ka pse të jemi në këtë gjendje. Shqiptarët e duan progresin, janë ambiciozë, të talentuar dhe të mirëarsimuar. Përkushtimi im është ti shërbejmë shpresave dhe pritshmërive të tyre, duke krijuar një klimë pozitive, që favorizon biznesin e vogël dhe ekonominë familjare. Që tu japim të gjithë shqiptarëve mjetet e duhura drejt mirëqenies dhe suksesit. Ajo çfarë ne kemi është një vizion dhe një plan konkret, i cili na orienton përtej krizës dhe drejt rrugës së duhur. Një vizion për brezat e ardhshëm. Aty shfaqet një Shqipëri e cila aspiron bashkëpunimin me Europën dhe fqinjët e saj. Një Shqipëri bashkëpunuese. Që kontribuon pozitivisht brenda Bashkimit Euopian dhe komunitetin e kombeve.

Si një jurist i diplomuar në Europë, i cili ka punuar për Kombet e Bashkuara, kam parë se çfarë mund të arrihet kur vendet ndryshojnë pozitivisht standardet dhe politikat e tyre të zhvillimit dhe punojnë së bashku. Si Ministër i Punëve të Jashtme negociova me sukses anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe garantova marrëveshjen me Bashkimin Europian për lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë brenda zonës “Schengen”.

Kjo përvojë më ka mësuar se bashkëpunimi dhe zbatimi i reformave janë garante të suksesit. Të dashur miq, zonja, zotërinj, Për të përmbushur vizionin tonë, ne duhet të punojmë së bashku. Shqipëria sot gjendet në një udhëkryq.  Ne nuk mundet të përballojmë çmimin e lartë të katër vite të tjera si këto që lamë pas. Shqipëria meriton një të ardhme më të mirë. Shqipëria meriton një të ardhme Europiane. Dhe me mbështetjen tuaj, kjo është ekzaktësisht ajo që ne do të arrijmë. Ju falenderoj përzemërsisht! /Opinion.al

Etiketa: Bashabashkimi europianKongresi i Partive Popullore Europiane


Ju sugjerojmë

Aeroplani përplaset me zogun, detyrohet të bëjë ulje emergjente në Madrid
Bota

Aeroplani përplaset me zogun, detyrohet të bëjë ulje emergjente në Madrid

4 Gusht, 2025 11:19 pm
Të shtëna me armë zjarri në Vlorë
Kronikë

Vrasja e 65-vjeçarit në Vaun e Dejës/ Viktima, i dënuar më parë për vrasje

4 Gusht, 2025 10:10 pm
Robotët luajnë futboll/ Kina përgatitet për lojërat e para botërore të humanoideve
Life Style

Robotët luajnë futboll/ Kina përgatitet për lojërat e para botërore të humanoideve

4 Gusht, 2025 9:36 pm
Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

Vritet me armë zjarri një person në Vaun e Dejës

4 Gusht, 2025 9:36 pm
Tiranës dhe Skënderbeut i bllokohet merkatoja, arsyeja
Sport

Tiranës dhe Skënderbeut i bllokohet merkatoja, arsyeja

4 Gusht, 2025 9:14 pm
Qeveria izraelite: Armëpushimi i përhershëm në Gaza, i dyshimtë
Bota

Netanyahu merr vendimin: Pushtim i plotë i Gazës

4 Gusht, 2025 8:38 pm
Grenell zgjedh jugun e Shqipërisë për të pushuar, çfarë po diskuton me Fevziun
Aktualitet

Grenell zgjedh jugun e Shqipërisë për të pushuar, çfarë po diskuton me Fevziun

4 Gusht, 2025 8:19 pm
Kamioni përplas ambulancën në Itali, tre viktima e disa të plagosur
Bota

Kamioni përplas ambulancën në Itali, tre viktima e disa të plagosur

4 Gusht, 2025 7:56 pm
Institucionet e pavarura mbeten peng i Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Institucionet e pavarura mbeten peng i Kuvendit të Kosovës

4 Gusht, 2025 7:21 pm
Bombardimet e SHBA/Trump flet për ndryshimin e mundshëm të regjimit në Iran
Bota

Trump kërcënon Indinë: Nëse vazhdoni të blini naftë nga Rusia, do rris tarifat

4 Gusht, 2025 6:46 pm
Para
Meghan dhe Harry janë gati për një fëmijë të dytë

Meghan dhe Harry janë gati për një fëmijë të dytë

“Do t’ju shkund nga brekët”, mesazhi i prokurores për gjyqtarët

“Do t’ju shkund nga brekët”, mesazhi i prokurores për gjyqtarët

Ambasadori i SHBA në BE: Avokati i Trump i vendosi parakushte Ukrainës

Ambasadori i SHBA në BE: Avokati i Trump i vendosi parakushte Ukrainës
















TE FUNDIT

Aeroplani përplaset me zogun, detyrohet të bëjë ulje emergjente në Madrid

Aeroplani përplaset me zogun, detyrohet të bëjë ulje emergjente në Madrid
4 Gusht, 2025

Një aeroplan pasagjerësh Airbus është detyruar të bëjë ulje në tokë pasi pësoi dëmtime të mëdha nga një përplasje zogjsh...

Lexo më shumë

Vrasja e 65-vjeçarit në Vaun e Dejës/ Viktima, i dënuar më parë për vrasje

Të shtëna me armë zjarri në Vlorë
4 Gusht, 2025

Një 65-vjeçar është vrarë me armë zjarri në fshatin Paçram të Vaut të Dejës këtë të hënë. Sipas policisë, rreth...

Lexo më shumë

Robotët luajnë futboll/ Kina përgatitet për lojërat e para botërore të humanoideve

Robotët luajnë futboll/ Kina përgatitet për lojërat e para botërore të humanoideve
4 Gusht, 2025

Nëse futbolli me yjet më të njohur nuk ju emocionon mjaftueshëm, teknologjia më e fundit ka bërë që ky sport...

Lexo më shumë

Vritet me armë zjarri një person në Vaun e Dejës

Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
4 Gusht, 2025

Një 65-vjeçar është vrarë me armë zjarri në fshatin Paçram të Vaut të Dejës. Policia shprehet se shtetasi F. Ll...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com