Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Basha në Fier: PD-ja në pushtet do të “çlirojë” biznesin e vogël

2019/11/13 at 5:30 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Basha në Fier: PD-ja në pushtet  do të “çlirojë” biznesin e vogël

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka nisur ditën e sotme në Fier takimin me biznesin e vogël.

Në fjalën e tij, Basha është shprehur se dyqanet janë bosh ashtu si dhe xhepat e qytetarëve në Shqipëri dhe se përgjegjëse për këtë situatë është qeveria.

Basha ka siguruar biznesin e vogël se me ardhjen e Partisë Demokratike në pushtet do të “çlirojë” biznesin e vogël.

“Kriza që po kalon vendi nuk ka kursyer biznesin e vogël. Dyqanet si gjithë vendit janë bosh njësoj si xhepat dhe arka e shtetit. Kjo rezultat i keqqeverisjes dhe taksave të larta. Nga kjo krizë nuk dilet pa zgjidhur krizën e ekonomisë dhe faktori kryesor i kësaj zgjidhje është biznesi i vogël Ndryshe nga fasada e kësaj qeverie, për mua dhe PD do të jetë në qendër të ofertës tonë, çlirimi i biznesit,”-tha Basha.

Po ashtu, kryedemokrati ka thënë se njerëzit po largohen nga vendi, pasi kjo qeveri ka në zemër të saj fasadën.

“Vendi po kalon kohë të vështira dhe kjo nuk e ka kursyer as Fierin, dhe veçanërisht biznesin. Herën e fundit që isha në Fier, kur qyteti duhet të ishte duke gëluar në orët e para të mëngjesit, më bëri përshtypje se qyteti është i zbrazët. Ishte një pamje e trishtuar, dhe ky është realiteti që gjej kudo që shkoj, në Elbasan, Shkodër, Durrës. Qytete që zbrazen që në orën 5, 6, 7. Maksimumi njerëz të ulur në kafe, por dyqanet bosh, siç janë dhe xhepat e arka e shtetit, nga një ekonomi që duket se nuk ka të ndalur në pikiatën e nisur. Është një pikiatë, një hinkë, që duket sikur nuk ka fund. Vazhdon të rrisë kostot, të largojë njerëz nga puna. Ju të gjithë mund ta përshkruani. Ka gjetur para për t’i vënë emrin stadiumin, se ku i gjeti ato para, se të kujt janë, hajde merre vesh. Ndryshe nga mazhoranca, që ka në zemër vetëm fasadën, për mua dhe PD do të jetë çlirimi i biznesit, një biznes i fuqizuar, i përtërirë. Qeveria e PD do të jetë qeveri që ju dëgjon dhe ju mbështet. Ne kemi një platformë të qartë për biznesin e vogël për ta çliruar nga taksidarët”, tha Basha./ Opinion.al

Ju sugjerojmë

Nën masa të rrepta sigurie, Kombëtarja shqiptare arrin në hotel në Nish
Sport

Nën masa të rrepta sigurie, Kombëtarja shqiptare arrin në hotel në Nish

10 Tetor, 2025 8:55 pm
“Më çonte çdo natë të njëjtin mesazh”, Mkhitaryan tregon sherrin me Mourinhon
Sport

“Më çonte çdo natë të njëjtin mesazh”, Mkhitaryan tregon sherrin me Mourinhon

10 Tetor, 2025 7:41 pm
Avokati dhunoi rojen në Gjykatën e Vlorës, reagon Dhoma e Avokatisë: Distancohemi
Aktualitet

Avokati dhunoi rojen në Gjykatën e Vlorës, reagon Dhoma e Avokatisë: Distancohemi

10 Tetor, 2025 6:59 pm
Mandatet e anëtarëve të Kushtetueses, PD letër Peleshit: Seanca të jetë publike
Politikë

Mandatet e anëtarëve të Kushtetueses, PD letër Peleshit: Seanca të jetë publike

10 Tetor, 2025 5:53 pm
Izraeli kritikon vendimin për Çmimin Nobel për Paqen: Trump e meritonte
Bota

Izraeli kritikon vendimin për Çmimin Nobel për Paqen: Trump e meritonte

10 Tetor, 2025 5:36 pm
Ndeshja me Serbinë, Hysaj: Këtu kemi ardhur vetëm për fitore
Sport

Ndeshja me Serbinë, Hysaj: Këtu kemi ardhur vetëm për fitore

10 Tetor, 2025 4:51 pm
Sylvinho: Sfida me Serbinë, vendimtare
Kryesore

Sylvinho: Sfida me Serbinë, vendimtare

10 Tetor, 2025 4:48 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump nuk e fitoi Nobelin/ SHBA kritikon Komitetin: Vendos politikën para paqes

10 Tetor, 2025 4:47 pm
GJKKO liron nga burgu Redi Mollën
Kronikë

GJKKO liron nga burgu Redi Mollën

10 Tetor, 2025 3:52 pm
Raporti i OECB për arsimin, Rama: Mësuesit sot s’i lëviz njeri nga vendi i punës
Kryesore

Raporti i OECB për arsimin, Rama: Mësuesit sot s’i lëviz njeri nga vendi i punës

10 Tetor, 2025 3:46 pm
Para
Dekretimi i Xhaferllarit, Spiropali: Ndjehemi keq për Ilir Metën…

Dekretimi i Xhaferllarit, Spiropali: Ndjehemi keq për Ilir Metën...

Do sulmonin myslimanët, kush i frymëzonte dy të arrestuarit në Poloni

Do sulmonin myslimanët, kush i frymëzonte dy të arrestuarit në Poloni

Minoriteti grek në Shqipëri,Vangjel Dule e Fredi Beleri takojnë Mitsotakis

Minoriteti grek në Shqipëri,Vangjel Dule e Fredi Beleri takojnë Mitsotakis

TE FUNDIT

Nën masa të rrepta sigurie, Kombëtarja shqiptare arrin në hotel në Nish

Nën masa të rrepta sigurie, Kombëtarja shqiptare arrin në hotel në Nish
10 Tetor, 2025

Shqipëria luan “finalen” e saj të madhe përballë Serbisë, ku një fitore historike e kuqezinjve, do t’i jepte një shtysë...

Lexo më shumë

“Më çonte çdo natë të njëjtin mesazh”, Mkhitaryan tregon sherrin me Mourinhon

“Më çonte çdo natë të njëjtin mesazh”, Mkhitaryan tregon sherrin me Mourinhon
10 Tetor, 2025

Henrikh Mkhitaryan flet pa filtra. Mesfushori zikaltër foli hapur për veten në biografinë e tij, “Jeta ime gjithmonë në qendër”,...

Lexo më shumë

Avokati dhunoi rojen në Gjykatën e Vlorës, reagon Dhoma e Avokatisë: Distancohemi

Avokati dhunoi rojen në Gjykatën e Vlorës, reagon Dhoma e Avokatisë: Distancohemi
10 Tetor, 2025

Dhoma e Avokatisë ka dënuar ngjarjen e ndodhur në Gjykatën e Vlorës ditën e sotme, ku avokati Redi Llan dhunoi...

Lexo më shumë

Mandatet e anëtarëve të Kushtetueses, PD letër Peleshit: Seanca të jetë publike

Mandatet e anëtarëve të Kushtetueses, PD letër Peleshit: Seanca të jetë publike
10 Tetor, 2025

Më 16 tetor është parashikuar të mbahet seanca për shqyrtimin e afateve të mandateve të Gjykatës kushtetuese. Opozita i është...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com