Bota

Do sulmonin myslimanët, kush i frymëzonte dy të arrestuarit në Poloni


               Publikuar në : 17:43 - 13/11/19 |
el ida

Dy persona që akuzohen se po përgatisnin një sulm kundër myslimanëve, të frymëzuar nga vrasësi norvegjez Anders Breivik dhe supermacisti i bardhë, Benton Tarrant në Zelandën e Re, janë arrestuar në Poloni.

Dy të dyshuarit po mbahen nën arrest në Varshavë dhe qytetin verior Szczecin. Policia njoftoi se ata ishin pikasur nga Agjencia Kombëtare e Sigurisë teksa shtuan se gjatë operacionit u sekuestruan dhe armë zjarri dhe eksploziv që do të përdoreshin për sulmin.

Kapja e tyre vjen pas disa sulmesh të regjistruara kohëve të fundit ku shihej përfshirja e supermacistëve të bardhë që kanë si objekt minoritetet etnike dhe fetare./Opinion.al

Pas