Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Basha më të rinjtë në Durrës, ka një mesazh për Vangjush Dakon

2017/02/11 at 2:51 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
8 Dhjetori/ Basha paralajmëron kasën e vjetër: Në qershor, 35 % e deputetëve të rinj

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, sot mbajti një takim me të rinjtë e  Durrësit, ku deklaroi se me 18 shkurt nis rruga për zgjedhje të lira, për ndryshimin e madh, për kalimin e pushtetit tek qytetarët.


Në fjalën e tij, Basha tha se “Partia Demokratike është e gatshme të marrë peshën për të larguar Durrësin, durrsakët dhe shqiptarët nga buza e greminës ku i ka sjellë “Rilindja”. Por që të ndodhë kjo, duhet që durrsakët e shqiptarët të shprehin vullnetin e tyre të lire, e të pa kërcënuar. Zgjedhje të lira dhe të ndershme është apeli me të cilin shqiptarët bashkohen në 18 shkurt”.

Më tej Basha u shpreh se: “Në Durrës si kudo në Shqipëri, shpresa dhe mundësia për të nesërmen është vrarë nga një kastë e korruptuar që shikon vetëm xhepat e vet dhe ka braktisur interesat e qytetarëve të Durrësit, ka braktisur interesat e durrsakëve. Nuk i shërbehet më as punësimit, as infrastrukturës, as shëndetësisë, as arsimit, i shërbehet vetëm xhepave të Vangjush Dakos dhe bandës kriminale që e solli dhe e mban në pushtet. I shërbehet vetëm xhepave të Edi Ramës dhe banditëve me të cilët mendon se do të diktojë zgjedhjet e ardhshme”.

 

Mesazhi i plotë i Lulzim Bashës sot në Durrës

Më ka ftuar sot Forumi Rinor i Degës së Durrësit në përgatitjet që po bëjnë për protestën mbarë popullore të datës 18 shkurt.

Bashkë diskutuam për gjendjen ku është katandisur Durrësi e në veçanti rinia e Durrësit. Ky qytet i cili ka një histori mijëra vjeçare me të cilën krenohet e gjithë Shqipëria, ka një qytetari të rrallë, Durrësi i gëzimit të verës me të cilën ne shoqërojmë gjithmonë kujtimet tona, ne që s’jemi durrsakë, që mezi prisnim që të  vinim këtu, sot është një qytet i depresuar psiqikisht, ekonomikisht dhe në çdo rrafsh tjetër.

Në Durrës si kudo në Shqipëri, shpresa dhe mundësia për të nesërmen është vrarë nga një kastë e korruptuar që shikon vetëm xhepat e vet dhe ka braktisur interesat e qytetarëve të Durrësit, ka braktisur interesat e durrsakëve. Nuk i shërbehet më as punësimit, as infrastrukturës, as shëndetësisë, as arsimit, i shërbehet vetëm xhepave të Vangjush Dakos dhe bandës kriminale që e solli dhe e mban në pushtet. I shërbehet vetëm xhepave të Edi Ramës dhe banditëve me të cilët mendon se do të diktojë zgjedhjet e ardhshme.

 

Ndaj sot, ne do t’i japim një mesazh gjithë qytetarisë durrsake, gjithë durrsakëve, e në vecanti të rinjve. Një mesazh jo përmes patriotizmit fals dhe retorikës boshe apo gënjeshtrës, por përmes zgjidhjeve konkrete që unë dhe Partia Demokratike kemi e do të vëmë në jetë për rininë me anulimin e ligjit për arsimin e lartë, me investime në Universitetin e Durrësit dhe gjithë sistemin arsimor të Durrësit. Me mundësinë për mijëra të sapo diplomuar durrsakë që të kryejnë stazhe njëvjeçare me pagesë nga buxheti i shtetit, në këtë mënyrë, të aftësohen e të bëhen pjesë e tregut të punës. Me taksa të ulëta, me rritje të investimeve publike që hapin vende pune dhe me shpenzime sociale që të rrisim pensionet dhe t’i japim ndihmë ekonomike gjithë familjeve që kanë nevojë për të.

Partia Demokratike është e gatshme të marrë peshën për të larguar Durrësin dhe durrsakët nga buza e greminës ku i ka sjellë “Rilindja” e mashtrimeve të 300 mijë vendeve pune, të shëndetësisë falas dhe abuzimeve të velës së betonit 6 milion dollarë, të ajrit që ndotet, të Durrësit që përmbytet, të shëndetësisë që nuk funksionon. Por që të ndodhë kjo, duhet që durrsakët të shprehin vullnetin e tyre të lirë e të pa kërcënuar, e të pa mashtruar. Zgjedhje të lira dhe të ndershme është apeli me të cilin shqiptarët bashkohen në 18 Shkurt.

Në këtë mënyrë askush nuk ka pse të largohet më nga Durrësi e nga Shqipëria, për mungesë shprese dhe mundësie. Në këtë mënyrë, fati i çdo qytetari do të përcaktohet nga vetë ata sepse me zgjedhje të lira dhe të ndershme, qytetarët do të zgjedhin ndryshimin, do të zgjedhin një qeveri që qeveris për ta dhe jo për xhepat e një grushti hajdutësh dhe banditësh.

Nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme me banda dhe kriminelë. Nuk do të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme me politikanë të korruptuar, por do të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme sepse shqiptarët nuk do të falin askënd që dëshiron të mbajë peng Shqipërinë duke mbajtur peng zgjedhjet. Askush nuk do ta gëzojë as edhe një ditë vetme një pushtet të tillë.

Ndaj bashkohemi të gjithë më 18 Shkurt në Tiranë, jo për një parti politike, jo vetëm për një axhendë politike, por për qëllimet e mbarë shqiptarëve. Ndryshim sepse kështu nuk çohet më jeta. Ndryshim, sepse Shqipëria nuk mund të vazhdojë më kështu. Ata që nuk duan ndryshim, duan ta mbajnë Shqipërinë kështu se për ta është mirë. Ata ndërtojnë vela 6 milion dollarëshe dhe fusin 3 milion në xhepat e tyre, me beton.

Ata marrin koncesione qindra milion dollarëshe, rinia rri rrugëve. Nuk mund të vazhdojë më kështu. Shqipëria do ndryshim. Ndryshimi vjen përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe rinia durrsake është gati për të garantuar që zëri i atyre që sot nuk dëgjohen, të kumbojë më 18 Shkurt dhe, me 18 Shkurt do kumbojë zëri i shumicës dërrmuese të shqiptarëve që sot nuk dëgjohen për shkak të propagandës dhe mashtrimit qeveritar.

Shqiptarët e braktisur nga qeveria do të marrin fatin e tyre në dorë. Shqiptarët e braktisur nga qeverisja do të diktojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe përmes  zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, unë i garantoj ata se do të kenë një qeverisje të qytetarëve një qeveri të qytetarëve, një kryeministër të qytetarëve.

 

Etiketa: BashaDakodurres


Ju sugjerojmë

“Çohuni nga kafja”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës
Aktualitet

“Çohuni nga kafja”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës

26 Qershor, 2026 10:16 pm
Negociatat për paqen, Trump paralajmëron Iranin: Koha po ecën me hapa të shpejtë
Bota

Sulmet drejt anijeve në Ngushticën e Hormuzit, Trump: Irani shkeli marrëveshjen

26 Qershor, 2026 9:45 pm
Bill Gates pranon lidhjet jashtëmartesore me tri gra, i përfshirë edhe Epstein
Bota

Bill Gates pranon lidhjet jashtëmartesore me tri gra, i përfshirë edhe Epstein

26 Qershor, 2026 8:37 pm
Dita e 27, nis protesta e qytetarëve
Aktualitet

Dita e 27, nis protesta e qytetarëve

26 Qershor, 2026 7:28 pm
I nxehti vdekjeprurës godet Spanjën, 327 persona humbin jetën
Bota

I nxehti vdekjeprurës godet Spanjën, 327 persona humbin jetën

26 Qershor, 2026 7:27 pm
SHBA heq sanksionin, Irani nis shitjen e naftës
Bota

Tensione në Hormuz/ Irani sulmon anijen, OKB pezullon operacionin e shoqërimit

26 Qershor, 2026 5:59 pm
Kushton 81 mijë dollarë, Kupa e Botës më e veçantë me diamante dhe lego
Sport

Kushton 81 mijë dollarë, Kupa e Botës më e veçantë me diamante dhe lego

26 Qershor, 2026 4:54 pm
Plazhet publike me pagesë, Gonxhja: Disa prej tyre janë tarifuar 1 mijë lekë të reja
Kryesore

Plazhet publike me pagesë, Gonxhja: Disa prej tyre janë tarifuar 1 mijë lekë të reja

26 Qershor, 2026 4:37 pm
Miratohet VKM-ja për kreditë e buta për punonjësit e administratës
Aktualitet

Miratohet VKM-ja për kreditë e buta për punonjësit e administratës

26 Qershor, 2026 4:21 pm
Lufta në Ukrainë, Rusia godet Kievin me raketa balistike
Bota

Lufta në Ukrainë, Rusia godet Kievin me raketa balistike

26 Qershor, 2026 2:58 pm
Para
Dhjetë mënyra romantike për të befasuar partnerin për Shën Valentin

Dhjetë mënyra romantike për të befasuar partnerin për Shën Valentin

Foto/ Pas humbjen së Clinton hiqet edhe busti i saj në Sarandë, Bashkia: Ja e vërteta

Foto/ Pas humbjen së Clinton hiqet edhe busti i saj në Sarandë, Bashkia: Ja e vërteta

“Kisha frikë të kthehesha në Amerikë pas konvertimit në fenë islame”

“Kisha frikë të kthehesha në Amerikë pas konvertimit në fenë islame”
















TE FUNDIT

“Çohuni nga kafja”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës

“Çohuni nga kafja”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës
26 Qershor, 2026

Po mbahet sot në kryeqytet dita e 27-të e protestës qytetare. Qytetarët nisën marshimin në bulevard, për t’iu bashkuar pjesës...

Lexo më shumë

Sulmet drejt anijeve në Ngushticën e Hormuzit, Trump: Irani shkeli marrëveshjen

Negociatat për paqen, Trump paralajmëron Iranin: Koha po ecën me hapa të shpejtë
26 Qershor, 2026

Regjimi islamik i Iranit nisi të paktën katër dronë sulmues me një drejtim kundër anijeve që lundronin nëpër Ngushticën e...

Lexo më shumë

Bill Gates pranon lidhjet jashtëmartesore me tri gra, i përfshirë edhe Epstein

Bill Gates pranon lidhjet jashtëmartesore me tri gra, i përfshirë edhe Epstein
26 Qershor, 2026

Bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates, ka pranuar gjatë një dëshmie para një komisioni të Kongresit amerikan se ka pasur tre...

Lexo më shumë

Dita e 27, nis protesta e qytetarëve

Dita e 27, nis protesta e qytetarëve
26 Qershor, 2026

Qytetarët janë mbledhur në ditën e 27-të të protestës në sheshin “Skëndërbej”, për të marshuar më pas drejt Kryeministrisë ku...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}