Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Basha flet nga protesta: Policia na provokon, nuk tërhiqemi

2019/03/16 at 2:01 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Basha flet nga protesta: Policia na provokon, nuk tërhiqemi

Lulzim Basha në një prononcim për gazetarët, ka folur për herë të parë ditën e sotme, rreth orës 14:00 nga protesta përballë godinës së Parlamentit.


I pyetur nëse po tenton të destabilizojë vendin, Basha ka thënë se destabiliteti i vetëm Shqipërisë i vjen nga Edi Rama. Ai ka thënë se nuk do të tërhiqet dhe do t’i shkojë deri në fund deri në largimin e Ramës. Basha mohoi të kishte akte dhune dhe tha se protestuesit po provokohen.

“Ku i kanë aktet e dhunës? Pasi hodhën gaz ndaj vajzave dhe grave, mos ta zvogëlojmë në cic-micet e policisë që i shërben Edi Ramës. Do të jemi vazhdimisht ndaj qytetarëve. Edi Rama duhet të largohet një orë e më parë, nuk ka demokraci, nuk ka parlament pa drejtësi. Kush reshtohet në të kundërtën, nuk ka mirëkuptimin tim”, ka thënë Basha.

***

Lulzim Basha: … Derisa njeriu përgjegjës për këtë gjendje të largohet dhe shqiptarët të kenë zgjedhje të lira dhe të ndershme, deri në atë moment ne do të vazhdojmë protestat qytetare kudo ku janë, kjo nuk është lojë me fatet e njerëzve.

Klodiana Lala: Z. Basha, qëndrimet e ndërkombëtarëve kanë qenë që të mos ketë dhunë në protestë, ndërkohë që ka…

Lulzim Basha: Thuaja Sandër Lleshajt këtë. Se ai përdor në mënyrë disproporcionale gazin lotsjellës, siç je edhe vetë dëshmitare. Por nuk ka nevojë fare t’ia thuash, sepse ai dhe kupola e policisë drejtohet nga një kupolë të përbërë nga kriminelë të kapur në trafik droge. Ata janë të parët që duhet të shkojnë para drejtësisë, po ku t’i çosh, sepse Donika Prela dhe Arta Marku janë kukullat e këtyre kriminelëve në drejtësi. Prandaj, kjo protestë është jetike për Shqipërinë, për të rikthyer themelin e një shoqërie të drejtë, që është vota e lirë.

Klodiana Lala: Ka akuza të forta z. Basha që ju po përpiqerni të destabilizoni. Si i përgjigjeni?

Lulzim Basha: Shqipërinë e ka destabilizuar krimi dhe kësaj duhet t’i japim fund. Shqipërinë e ka destabilizuar një qeveri e bërë njësh me krimin, që vjedh paratë e shqiptarëve në mes të ditës, që është kapuir duke vjedhur votat, siç tregon një fashikull e dosjes 339 apo 184, që s’është hapur akoma. Shqipërinë e destabilizojnë kriminelët që i mbyllin gojën medias, që me para apo me kërcënime apo me breshëri automatiku, sepse më vjen keq që po ta them, sepse je përballë, ti e di kush ia ka mbyllur derën Shqipërisë europiane, kriminelët me Edi Ramës. Pa larguar Edi Ramën, këto dyer do të jenë të mbyllura. Pa larguar Edi Ramën, Shqipëria nuk do të gjejë paqe.

Klodiana Lala: Ndërkombëtarët bëjnë thirrje që të mos ketë akte dhune.

Lulzim Basha: Ku i patë aktet e dhunës?

Klodiana Lala: Kishte në fakt disa protestues të cilët hidhnin gurë.

Lulzim Basha: Pasi hodhën gaz ndaj grave dhe vajzave. Të mos e zvogëlojmë këtë në cicmicet e një policie të krimit, që i shërben kriminelëve, më në krye Edi Ramën.

Klodiana Lala: Pra, ju po thoni se…

Lulzim Basha: S’ka nevojë të bëjmë hard-talk. Unë kam vetëm një mesazh politik. Shqipëria është e destabilizuar nga krimi. Ne do t’i japim fund këtij destabilizimi dhe deri atëherë do të jemi vazhdimisht me qytetarët dhe në krah të qytetarëve, kudo ku protestojnë, tek Teatri, tek Unaza, në protesta kombëtare. Edi Rama duhet të largohet një orë e më parë. Nuk ka demokraci, nuk ka drejtësi, nuk ka parlament, ka kapje të shtetit nga krimi i organizuar dhe nuk mund të ketë stabilitet pa demokraci dhe pa drejtësi. Kush thotë të kundërtën, me vetëdije apo pa vetëdijë, rreshtohet në krah të krimit të organizuar dhe nuk ka mirëkuptimin tim./Opinion.al

Etiketa: lulzim basha


Ju sugjerojmë

Në Bolzano të Italisë regjistrohet nata më e nxehtë e qershorit që nga viti 1956
Bota

Në Bolzano të Italisë regjistrohet nata më e nxehtë e qershorit që nga viti 1956

27 Qershor, 2026 5:22 pm
Valë ekstreme të nxehtit në Gjermani, Austri dhe Zvicër
Bota

Valë ekstreme të nxehtit në Gjermani, Austri dhe Zvicër

27 Qershor, 2026 4:22 pm
Përjashtohet nga Policia Gentian Berberi, ish-drejtori i Policisë së Shkodrës
Aktualitet

Përjashtohet nga Policia Gentian Berberi, ish-drejtori i Policisë së Shkodrës

27 Qershor, 2026 4:18 pm
Moska shpall emergjencën pas sulmeve ajrore të vazhdueshme ukrainase
Bota

Moska shpall emergjencën pas sulmeve ajrore të vazhdueshme ukrainase

27 Qershor, 2026 2:40 pm
VIDEO/ Deputetët e opozitës dhe mazhorancës sherr me grushte në Gjeorgji
Bota

VIDEO/ Deputetët e opozitës dhe mazhorancës sherr me grushte në Gjeorgji

27 Qershor, 2026 2:18 pm
Berisha: Në SHBA do të shkoj para së të bëhem Kryeministër
Kryesore

Berisha: Në SHBA do të shkoj para së të bëhem Kryeministër

27 Qershor, 2026 2:10 pm
Policia procedon penalisht 15 protestues
Kronikë

Policia procedon penalisht 15 protestues

27 Qershor, 2026 1:45 pm
Berisha pas vizitës në Berlin: Denoncova diktaturën autokratike
Kryesore

Berisha pas vizitës në Berlin: Denoncova diktaturën autokratike

27 Qershor, 2026 12:55 pm
“Berisha n’burg”/ Kreu i PD-protestuesve: Slogane dhe klithma mjerane të…
Kryesore

“Berisha n’burg”/ Kreu i PD-protestuesve: Slogane dhe klithma mjerane të…

27 Qershor, 2026 12:50 pm
Mbappe “urdhëron” arbitrin t’i japë shiritin e kapitenit shokut të skuadrës
Sport

Mbappe “urdhëron” arbitrin t’i japë shiritin e kapitenit shokut të skuadrës

27 Qershor, 2026 12:21 pm
Para

Basha mesazh për ndërkombëtarët: S’ka stabilitet pa demokraci

Ambasadori britanik për protestën: Përmbahuni, respektoni institucionet

Ambasadori britanik për protestën: Përmbahuni, respektoni institucionet

Pas rehabilitimit nga overdoza, Demi Lovato merr vendimin e rëndësishëm

Demi Lovato ja nis nga fillimi: Sot do festoja 7 vjet esëll
















TE FUNDIT

Në Bolzano të Italisë regjistrohet nata më e nxehtë e qershorit që nga viti 1956

Në Bolzano të Italisë regjistrohet nata më e nxehtë e qershorit që nga viti 1956
27 Qershor, 2026

Qyteti Bolzano në veri të Italisë ka regjistruar natën më të nxehtë të qershorit që nga fillimi i matjeve meteorologjike...

Lexo më shumë

Valë ekstreme të nxehtit në Gjermani, Austri dhe Zvicër

Valë ekstreme të nxehtit në Gjermani, Austri dhe Zvicër
27 Qershor, 2026

Temperaturat rekord po godasin Evropën Qendrore, me Gjermaninë, Austrinë dhe Zvicrën që po përballen me një valë të fortë të...

Lexo më shumë

Përjashtohet nga Policia Gentian Berberi, ish-drejtori i Policisë së Shkodrës

Përjashtohet nga Policia Gentian Berberi, ish-drejtori i Policisë së Shkodrës
27 Qershor, 2026

Përjashtohet nga Policia e Shtetit, Gentian Berberi, ish-drejtori i Policisë së Shkodrës. Vendimi ka ardhur pasi Berberi dy ditë më...

Lexo më shumë

Moska shpall emergjencën pas sulmeve ajrore të vazhdueshme ukrainase

Moska shpall emergjencën pas sulmeve ajrore të vazhdueshme ukrainase
27 Qershor, 2026

Autoritetet e instaluara nga Moska në Krime kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme rajonale, ndërsa gadishulli po përballet me pasojat e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}