Aktualitet

Basha mesazh për ndërkombëtarët: S’ka stabilitet pa demokraci


               Publikuar në : 14:20 - 16/03/19 |
eri on

Lulzim Basha: Nuk ka rrugë tjetër për të rikthyer demokracinë, përveç protestave popullore. Ishim shumë me 16 shkurt, jemi shumë më shumë me 16 mars. Vërshimi popullor do të vazhdojë dita ditës të mbledhë kurajën e shqiptarëve të bashkuar kundër një grushti kriminelësh në pushtet. Dua t’i dërgoj një mesazh miqve perëndimorë, që na kanë mbështetur nuk ka stabilitet pa demokraci, nuk ka stabilitet pa drejtësi. Dëgjojini më pak autokratët e korruptuar. Mos dëgjoni autokratin e korruptuar Edi Rama, dëgjoni zërin e njerëzve.

Përplasja tek Parlamenti

Veç gazit lotsjellës policia ka përdorur dhe botet me ujë. Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë që janë vendosur në Pedonale, në rrugën mes qendrës tregtare Toptani dhe Parlamentit kanë hedhur ujë me bote ndërsa protestuesit ishin të ulur. Policia ndërhyri fillimisht me gaz lotsjellës, por turma u shpërnda vetëm përkohësisht, për t’u rikthyer sërish.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12
<
>

 

Nuk mungojnë as tentativat për të prishur barrierat rrethuese të parlamentit, por edhe hedhja e sendeve të forta drejt hyrjes.

Godina ku strehohet e keqja e këtij vendi është e rrethuar nga qytetarët. Streha e korrupsionit është e rrethuar, kryehajduti nuk mund të shkelë këtu. Rama ik! Ne do vazhdojmë, ne do vazhdojmë marshimin e protestës, ne do të tregojmë qytetari dhe vlera, kemi rrethuar këtë godinë. Nga sot e tutje Edi Rama do jetë i rrethuar nga populli dhe revolta. Rama ik! S’ka zgjidhje tjetër. Ikja jote është shpëtim për ty dhe shqiptarët. Jemi të vendosur në kauzën tonë, më të vendosur se kurrë, do ta vazhdojmë protestën marshim. A e vazhdojmë? A e mbajmë të rrethuar strehën e korrupsionit? A e vazhdojmë marshimin? (turma thërret “Po!”) Na ndiqni në marshimin tonë”, deklaroi Noka.  Ndërkohë disa protestues kanë hedhur tymuese drejt godinës së Kryeministrisë.

Flamur Noka: Të tregojmë se dimë të protestojmë. Të ju tregojmë se përfaqësojmë vlerat tuaja, vlerat e qytetrimit. Ne do të marshojmë, kjo protest do të jetë marshim.
Përshëndetje vëllezër dhe motra. Qytetarë të Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë. Kjo është protesta më e madhe që ka njohur ndonjëherë historia. Kjo është shenjë e revoltës më të madhe popullore ndaj një regjimi. Rama ik!! Rama ik, se nuk përballon revoltën e popullit ndaj teje dhe bandës tënde.
Ne sot po bëjmë një muaj nga dita kur ju qytetarët e Shqipërisë, populli shqiptar, vendosi të shkruajë historinë e vet. Është dita kur këto zyra, ky kryebandit që është i strehuar aty mori një mesazh. Dhe mesazhi çdo ditë e më shumë kumbon “Rama ik, Rama ik”.
Rama ik, se ti nuk mundesh të rrish më në atë karrige. Ti mund të ikësh kudo, por je i rrethuar, kudo që të shkosh, je i rrethuar nga revolta e popullit tënd. Je i rrethuar nga përbuzja e qytetarëve të tu, që i ke shkelur, i ke dhunuar dhe i ke varfëruar. Rama ik! Vëllezër e motra, kjo protestë do të jetë marshim. Na ndiqni! Do të jetë marshim, sepse ne do të tregojmë se dimë të protestojmë, Rama ik, Rama ik! Na ndiqni! Na ndiqni në këtë marshim proteste, në këtë marshim revolte ndaj bandës dhe korrupsionit, ndaj kryebanditit.
Rama ik! Rama ik! Rama ik! Populli ka folur! Rama ik!
Nuk përfaqëson dot ti shqiptarët më. Rama ik! Rama ik! Rama ik! Na ndiqni, na ndiqni vëllezër!  Rama ik! Rama ik!
Koha e fjalëve ka mbaruar. 16 shkurti ishte dita kur koha e fjalëve mori fund. Është koha e veprimit qytetar, Rama ik, Rama ik. Na ndiqni, e morët e vesh apo jo?!
Marshim proteste!  Do të marshojmë, protest ndaj bandës. Përpara!

Kryemadhi: Rama po përgatit kandidatin për kryeministër

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi duke iu drejtuar Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ka folur për mediat, ku tha se kryeministri Edi Rama po përgatitet për zgjedhje të parakohshme. Ajo shtoi se madje Rama po zgjedh kandidatin për kryeministër.

“Zoti Rama po përgatitet për zgjedhje të parakohshme, po përgatit kandidatin për kryeministër për zgjedhjet e ardhshme, por ky nuk është problemi ynë”, tha Kryemadhi. E pyetur nëse kishte dijeni për ndonjë emër, Kryemadhi refuzoi të jepte një përgjigje.

**** 

Opozita proteston përpara Kryeministrisë. Policia e Shtetit që në orët e para të mëngjesit ka rrethuar zonën, duke angazhuar rreth 1600 efektivë. Krahas policisë së rendit, në mbarëvajtjen e protestës do të angazhohen edhe efektivë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe ata të repartit Shqiponja. Gjithashtu raportohet se në ndihmë të policisë së Tiranës, kanë ardhur edhe efektivë të shumtë nga policitë e rretheve.

Kordoni i parë që do të përballet me protestuesit, është ai i Policisë së Rendit, ndërsa është minimizuar prezenca e efektiveve femra në këtë radhë. Anash dhe pas kryeministrisë, janë pozicionuar edhe efektivë të forcave RENEA, të cilët mund të ndërhyjnë vetëm me urdhër të Drejtorit të Policisë.

masat 3 masat 4 masat masat 2
<
>

Gjithashtu, oficerë të anti-terrorit do të kontrollojnë personat që dyshohen si elementë të rrezikshëm dhe punonjësit e Gardës së Republikës do të monitorojnë situatën me dylbi, nga tarracat e institucioneve.

Risi nga protesta e 16 Shkurtit, është një rrethim metalik që i është bërë perimetrit të kryeministrisë, ndërsa është hequr edhe skela para hyrjes së godinës, e cila u përdor nga protestuesit për të goditur xhamat e derës herën e kaluar./Opinion.al

Pas