Aktualitet

Basha: Do të çoj në burg tenderin e Check Up-it. Do prish konceisionet e Ramës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:05 - 01/12/15 |
b.f

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha sonte në emisionin “Studio e Hapur” e Eni Vasilit se do të kthejë çdo para të vjedhur në tenderin e check up-it të dhënë nga Ministria e Shëndetësisë dhe Qeverisë Rama. Sipas Bashës deri më tani askush nuk ka shkuar të bëjë check up-in dhe kjo është një skemë e pastër për të vjedhur para. Por Basha nuk ka thënë nëse pjesë e kërcënimit të tij, në rast se vjen në pushtet do të jetë edhe ministri aktual i shëndetësisë, Ministri Beqaj.

“Ditën e  parë të qeverisë sime këto koncesionarë do të njoftohen për ndërprerjen e kontratës dhe do të inspektohen ku kanë shkuar paratë. Do të ketë jo vetëm ndjekje penale por edhe do të gjurmojmë paratë. Ku do i gjejmë? Paratë lejnë gjurmë, siç janë vilat”, tha Basha

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas