Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Basha: Do hetojmë përdorimin e fondeve për personat me aftësi të kufizuar

2020/11/14 at 1:35 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Basha: Do hetojmë përdorimin e fondeve për personat me aftësi të kufizuar

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një takim me përfaqësues të shoqatave të Personave me Aftësi të Kufizuara, ka theksuar se “kapitullimi” i sistemit shëndetësor nga situata e pandemisë “ka lënë në baltë të gjithë të sëmurët e tjerë”.

“Ndërkohë që po ndodh gjithë kjo katastrofë shëndetësore e ekonomikë, ndërkohë që ka rrënuar ekonominë, kryeministri me indiferencën e vet bëhet bashkë përgjegjës për jetët e humbura dhe rritjen e infektimeve, kemi dhe frontin e atyre që kanë nevoje. Situata për ju ka qenë një makth i vërtetë dhe para nisjes së pandemisë se ka reflektuar situatën e përgjithshme të shoqërisë e zhytur në depresion ekonomik dhe pamundësi financiare, një shoqëri ka nevojë për ndihmë akute dhe shtresat në nevojë duhet ta marrin të parat ndihmën”, tha Basha

Basha tha se PD ka projektin që pas 25 prillit të ketë “një marrëdhënie të çiltër dialogu bashkëpunimi në kuadër të zbatimit të praktikave bashkëkohore Europiane sa i përket të gjithëve grupeve të interesit që ju përfaqësoni”.

Basha theksoi se sapo të vijë në pushtet do të hetojë përdorimin e fondeve. Ai deklaroi se abuzuesit do të dalin para drejtësisë, ndërsa shtoi se PD kur të vijë në pushtet do të bëjë gjithçka që kujdestarët të kenë pagesën dhe trajnimin e nevojshëm.

“Do të bëjmë një hetim të të gjithë fondeve publike dhe jo publike të përdorura të personave me aftësi të kufizuara. Do të bëjmë të mundur që përmes kësaj jo vetëm të çojmë para drejtësisë abuzimin me këto fonde por të parandalojmë një sjellje të tillë në të ardhmen. Do të bëjmë gjithçka që kujdestarët që përmendi edhe zoti Strazimiri, jo thjeshtë të kenë pagesën e nevojshme port ë kenë dhe trajnimin përkatës. Po kështu, sa i përket problemeve që prekëm siç janë ato të transportit publik, taksës së banesës, të indeksimit që është një turp i madh, është një turp i madh në raport me ju, është një turp i madh në raport me pensionistët shqiptarë.“, shtoi kryedemokrati.

Përfaqësuesit e PAK, treguan gjendjen e vështirë të kësaj pjese të shoqërisë që në këtë përballje të vështirë nuk kanë marrë asnjë mbështetje.

“Përveçse jemi të sëmurë dhe e kemi plus tani edhe pandemia na është bërë dyfish edhe e kemi dopjo ngarkesë, stresi, të gjitha. Por këto kanë ardhur edhe nga problemet ekonomike. Ajo paketa që ngritët dhe që ia propozuat qeverisë, për ne ishte diçka shumë e mirë sepse do të ndihmonte sadopak, ta ulte domethënë nivelin e padëshiruar të gjendjes ekonomike sidomos të aftësisë së kufizuar”, u shpreh njëri nga anëtarët e Shoqatës së Invalidëve të Punës

Mirela Juka nga fondacioni “Dawn Sindrom Albania” tha se kjo kategori ndjehet e diskriminuar duke mos u përfshirë në paketat e ndihmës.

“Po nis nga fillimi duke qenë se ne si organizatë që ofrojmë shërbime sociale menduam që të kishim dhe ne një paketë mbështetje në momentin që kaluam në Lock Down. Kjo nuk ndodhi dhe biles patëm një diskriminim në publik duke thënë që donatorët vazhdojnë dhe i mbështesin organizatat dhe kjo nuk ishte e vërtetë nuk kishte një studim për këtë dhe u bë një paragjykim si të thuash gjithë organizatat u vendos që të mos ishin pjesë e paketave. Fëmijët që nuk marrin shërbime është një dëmtim i shoqërisë si ekonomike si sociale dhe është problem shumë i madh në të ardhmen. Një problem tjetër që pamë në këtë periudhë ishin problem psikologjike stresi dhe të gjitha në familje”, u shpreh Juka./ Opinion.al

Ju sugjerojmë

Aksioni i IKMT në Theth/Banorët bllokojnë rrugën në hyrje të fshatit turistik
Aktualitet

Aksioni i IKMT në Theth/Banorët bllokojnë rrugën në hyrje të fshatit turistik

9 Korrik, 2025 9:28 am
Gjermani, numër rekord banorësh/Rritja nuk ka ardhur nga lindjet, por nga emigrantët
Bota

Gjermani, numër rekord banorësh/Rritja nuk ka ardhur nga lindjet, por nga emigrantët

9 Korrik, 2025 9:19 am
“Arratisje” në freskinë e Alpeve të Dibrës, Rama ndan pamjet
Aktualitet

“Arratisje” në freskinë e Alpeve të Dibrës, Rama ndan pamjet

9 Korrik, 2025 9:05 am
Arsyet pse BE-ja nuk ka vendosur sanksione të reja kundër Rusisë
Bota

Arsyet pse BE-ja nuk ka vendosur sanksione të reja kundër Rusisë

9 Korrik, 2025 9:01 am
Kosova me rreth 581 mijë banesa, mbi 207 mijë prej tyre të pabanuara
Rajoni

Kosova me rreth 581 mijë banesa, mbi 207 mijë prej tyre të pabanuara

9 Korrik, 2025 8:53 am
Mat, gjendet i pajetë 23 vjeçari. Dyshimet e para
Aktualitet

Mat, gjendet i pajetë 23 vjeçari. Dyshimet e para

9 Korrik, 2025 8:51 am
Dështon sërish të zgjidhet kryetari i Kuvendit në Kosovë
Aktualitet

Ngërçi politik në Kosovë/ Sot seanca e 44-të për konstituimin e Kuvendit

9 Korrik, 2025 8:39 am
“Nuk pi ujë diploma”/INSTAT:Rritet papunësia tek të rinjtë me arsim të lartë në 2025
Aktualitet

“Nuk pi ujë diploma”/INSTAT:Rritet papunësia tek të rinjtë me arsim të lartë në 2025

9 Korrik, 2025 8:34 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025

9 Korrik, 2025 8:30 am
Horoskopi, 7 shtator 2023
Aktualitet

Horoskopi për ditën e sotme, 9 korrik 2025

9 Korrik, 2025 8:15 am
Para
Manastirliu: 78 mijë diabetikë përfitojnë barnat falas

Manastirliu: 78 mijë diabetikë përfitojnë barnat falas

Trump do të njohë rezultatin? Deklarata për të ardhmen që hodhi dyshime

Trump do të njohë rezultatin? Deklarata për të ardhmen që hodhi dyshime

Gjermani: Krimi i organizuar nga Shqipëria dhe Kosova në 2019 me rritje

Gjermani: Krimi i organizuar nga Shqipëria dhe Kosova në 2019 me rritje

TE FUNDIT

Aksioni i IKMT në Theth/Banorët bllokojnë rrugën në hyrje të fshatit turistik

Aksioni i IKMT në Theth/Banorët bllokojnë rrugën në hyrje të fshatit turistik
9 Korrik, 2025

Banorët e Thethit kanë bllokuar rrugën në urën kryesore të hyrjes në fshatin turistik. Siç raporton Tv Klan, në vendngjarje...

Lexo më shumë

Gjermani, numër rekord banorësh/Rritja nuk ka ardhur nga lindjet, por nga emigrantët

Gjermani, numër rekord banorësh/Rritja nuk ka ardhur nga lindjet, por nga emigrantët
9 Korrik, 2025

Gjermania nuk ka pasur kurrë më shumë banorë se tani – 83.6 milionë. Por rritja nuk ka ardhur nga lindjet,...

Lexo më shumë

“Arratisje” në freskinë e Alpeve të Dibrës, Rama ndan pamjet

“Arratisje” në freskinë e Alpeve të Dibrës, Rama ndan pamjet
9 Korrik, 2025

Këtë mëngjes, kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale një pamje nga liqeni i zi...

Lexo më shumë

Arsyet pse BE-ja nuk ka vendosur sanksione të reja kundër Rusisë

Arsyet pse BE-ja nuk ka vendosur sanksione të reja kundër Rusisë
9 Korrik, 2025

Bashkimi Evropian është një hap larg miratimit të paketës më të re të sanksioneve kundër Moskës, e 18-ta me radhë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com