Aktualitet

Manastirliu: 78 mijë diabetikë përfitojnë barnat falas


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:43 - 14/11/20 |
Al Do

Në Ditën Botërore të Diabetit, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu deklaroi nga Vlora se janë 78 mijë qytetarë që përfitojnë barnat e diabetit falas të financuara 100% nga shteti.

“Janë 78 mijë qytetarë të cilët përfitojnë nga skema jonë e barnave të rimbursueshme për trajtimin falas të diabetit. Dhe gjithashtu nëpërmjet programeve tona të parandalimit, praktikisht janë 14.5 % e qytetarëve që kanë kryer kontrollin mjekësor bazë, të cilët janë identifikuar si prediabetikë dhe më pas mjeku i familjes, mjeku specialist i ka këshilluar dhe trajtuar”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë tha se Shqipëria renditet në vendin e parë në rajon për trajtimin e diabetit, duke ju referuar prestigjiozes “The Lancet”.

“Jemi vlerësuar për trajtimin e diabetit me 94 pikë sipas ‘The Lancet’, duke u renditur të parët në rajon”, tha Manastirliu./ Opinion.al

Pas