Aktualitet

Basha-Berishës: I thashë t’i thërriste mendve të kokës por kaloi vijën e kuqe


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:49 - 16/01/22 |
Opi Nion

Teksa Berisha po zhvillon takim me demokratët në Shkodër, paralelisht me të Lulzim Basha, po takon demokratët në Fier.

Gjatë fjalës së tij Basha tha se i ka bërë thirrje ish-kryeministrit, Sali Berisha që “t’i thërriste mendve të kokës” dhe të mos vendoste interesat e tij personale përpara interesave të demokratëve, por sipas tij Berisha nuk dëgjoi dhe kaloi vijën e kuqe më 8 janar.

“Ti thërriste mendve të kokës dhe të mos vendoste interesat e veta mbi interesat e demokratëve. Më 8 janar në kundërshtim me thirrjet tona u kalua një vijë e kuqe që na ndan dhe që duhet të na ndajë një herë e përgjithmonë. Me dhunë as nuk mund të shantazhohen, as zaptohen dhe as detyrohen demokratët apo institucionet e demokratëve”, tha Basha./Opinion.al

Pas