Lulzim Basha e ka cilësuar gënjeshtër pretendimin e kryeministrit Rama se tenderat për Safet Gjicin, Sadri Abazin, apo Pjerin Ndreun janë dhënë në vitin 2009. Basha ka nxjerrë dokumenta ku vërtetohet që tenderat janë dhënë në vitin 2015. Sipas llogarive të bëra nga Partia Demokratike dhe denoncimit që bëri kreu i saj Lulzim Basha në “Opinion”, vetëm këtë vit sipas PD, ”banda e qeverisë ka vjedhur në tendera 1200 euro për çdo familje shqiptare”