Kryesore

Bardhi: Sa herë që dalin përgjime, Rama vetëm di të justifikohet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:43 - 27/01/21 |
Doriana Çepunaj

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi përmes një statusi në rrjetin social Facebook akuzon qeverinë aktuale se është e lidhur me krimin e organizuar.

Krahas një videoje të publikuar,ku shihet kryeministri Edi Rama teksa justifikohet për të gjitha rastet kur njerëzit e tij janë kapur në përgjime, Bardhi shkruan se kreu i qeverisë “sillet sikur i bien në qafë të tjerët”.

“Sa herë njerëzit e tij kapen në përgjime në pazar me trafikantët e drogës, duke blerë vota me krimin e organizuar apo duke shitur tendera, koncesione dhe leje ndërtimi, Edi Rama vetëm justifikohet. Ai kurrë nuk di asgjë, gjithmonë sillet sikur i bien në qafë të tjerët.

Shqiptarëve u ka ardhur në majë të hundës dhe janë lodhur duke dëgjuar Ramën dhe justifikimet e tij. Ata e dinë se kjo është qeveria më e keqe dhe më e korruptuar në historinë e Shqipërisë. Askush nuk e beson më Edi Ramën.

Në 25 Prill shqiptarët do t’i tregojnë vendin kësaj qeverie dhe do të votojnë për ndryshimin!” shkruan Bardhi./Opinion.al

Pas