Kronikë

Aksidenti në Vlorë/Viktima ishte pasagjere, arrestohet drejtuesja e mjetit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:00 - 27/01/21 |
Doriana Çepunaj

Autoritetet po vijojnë hetimet lidhur me aksidentin e regjistruar mbrëmjen e djeshme, në aksin Vlorë-Fier ku humbi jetën 23-vjeçarja, Anxhela Çapo.

Policia bën me dije ditën e sotme, se Çapo ka qenë pasagjere dhe mjeti drejtohej nga 22-vjeçarja Silvana Muho, e cila është vënë në pranga nga policia pasi akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, në lidhje me aksidentin rrugor të ndodhur në autostradën Vlorë-Fier, nga veprimet hetimore ka rezultuar se në drejtim të mjetit nuk ka qenë shtetasja A. Ç., 23 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë në vendngjarje, por ka qenë shtetasja S. M., 22 vjeçe”, sqaron policia./Opinion.al

Pas