Gazmend Bardhi i është përgjigjur ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili në një deklaratë për mediat tha se do të jetë i pari që do marrë pjesë në mbledhjen e ditës së nesërme të Grupit parlamentar.
Bardhi thotë se deputetët duhet të kenë të drejtë pa asnjë kompleks apo presion të bëjnë vlerësimin e tyre nëse një person i shpallur nongrata nga SHBA duhet apo jo të jetë pjesë e grupit dhe askush nuk mund të imponohet.
“Një parti ku nuk respektohet vullneti, qëndrimi dhe vlerësimi i Grupit Parlamentar është parti personale, por jo demokratike. Askush nuk duhet ti imponohet apo injorojë mendimin e Grupit Parlamentar, kjo është përdhosje e dinjitetit të çdo deputeti.
Deputetët duhet të kenë të drejtë pa asnjë kompleks apo presion të bëjnë vlerësimin e tyre nëse një person i shpallur nongrata nga SHBA duhet apo jo të jetë pjesë e grupit. Deri atëherë askush nuk mund të imponohet.
Çdo sjellje tjetër që i imponohet me kokëfortësi grupit parlamentar, pa e pyetur dhe duke e injoruar atë, është e papranueshme dhe jo demokratike”-shkruan Bardhi./Opinion.al