Aktualitet

Alqi Bllako dorëzoi mandatin e deputetit, çfarë njofton Kuvendi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:05 - 30/03/22 |
Opi Nion

Pasi Alqi Bllako dorëzoi me postë shkresën për lënien e mandatit të deputetit, Kuvendi ka njoftuar se mbledhja e Këshillit për Rregulloren dhe Mandatet e parashikuar të mblidhej në orën 18:00 të ditës së mërkurë për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për arrestimin e tij, nuk do të zhvillohet.

Në një njoftim zyrtar Kuvendi njofton se për shkak të dorëzimit të mandatit nga ana e BllakosKuvendi nuk mund të vazhdojë procedurat për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për dhënien e autorizimit për arrestimin e tij.

Njoftimi i Kuvendit:

Në mbështetje të Urdhërit nr. 24, datë 30.03.2022,  të Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla “Për anullimin e mbledhjes së Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin”, mbledhja e Këshillit nuk do të zhvillohet.

Deputeti Alqi Bllako ka depozituar në Kuvend deklaratën për heqjen dore nga mandati i deputetit me vullnet të dhe për rrjedhojë Kuvendi nuk mund të vazhdojë procedurat për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për dhënien e autorizimit për arrestimin e deputetit Alqi Bllako./Opinion.al

Pas