Sport

Barcelona e mbyll me fitore, por golat kanë vlerë vetëm për Messi-n


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:29 - 19/07/20 |
el ida

Barcelona e mbylli kampionatin me një fitore të thellë 5-0, në transfertë ndaj Alaves.

Barcelona e dominoi totalisht takimin dhe pjesa e parë u mbyll 0-3, me gola të shënuar nga Fati, Messi dhe Suarez, ndërsa në të dytën shënoi edhe Semedo, argjentinasi e vulosi rezultatin në 0-5.

Por ndërsa për Barcelonën golat nuk kishin vlerë pasi Reali i Madridit e zyrtarizoi titullin që javën e kaluar, e kundërta ndodh me Messin, i cili pasi realizoi dy gola në këtë takim mund të ketë siguruar “Këpucën e Artë” në La Liga.

Messi është në kuotën e 25 golave, 4 më shumë se Benzema i vendit të dytë, i cili ka edhe 90 minuta në dispozicion mbrëmjen e sotme kur Reali do të luajë në transfertë ndaj Leganes./Opinion.al

Pas