Kronikë

Banesa përfshihet nga zjarri, humb jetën e moshuara në Vlorë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:59 - 15/01/20 |
Opi Nion

Një e moshuar ka humbur jetën në një fshat të Vlorës, pasi ka mbetur e asfiksuar si pasojë e një zjarri që ka përfshirë banesën e saj.

Mësohet se viktima është Gastere Strati, 80 vjeçe, e cila për shkak se ishte e paralizuar nuk ka mundur të dalë nga banesa e përfshirë nga flakët.

Deri më tani dyshohet se ngjaja është aksidentale, ndërsa zjarri ka djegur pjesën më të madhe të banesës ku jetonte e moshuara.

Pas njoftimit, në vendin e ngjarjes kane shkuar në zjarrfikësit nga qytetit i Vlorës, por nuk kanë mundur dot të shpëtojnë të moshuarën. Lidhur me ngjarjen e rëndë, autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar rrethanat e plota të djegies së banesës./ Opinion.al

Pas