Kronikë

Vrasja në Mallakastër, burri i viktimës:Për çfarë iu lut Drita autorëve…


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:08 - 15/01/20 |
Opi Nion

Pak ditë më parë një krimi rëndë tronditi Mallakastrën, ku Drita Saliaj u vra nga tre të rinj dhe më pas e hodhën në rezervuarin e Gjerbës.

Ndërkohë, lidhur me ngjarjen e rëndë ka folur bashkëshorti i viktimës, cili ka zbuluar detaje të reja. Gjatë një interviste për “News24”, Hair Saliaj shprehet se 50-vjeçarja është hedhur e gjallë në rezervuar, teksa u është lutur autorëve të krimit që të mos e vrisnin.

“Jemi shokuar shumë. Jemi tronditur shumë rëndë, sepse është e para tragjedi në rajon, jo vetëm në vendin tonë. Ka pasur ngjarje që u vranë e u lanë në shtëpi, por kjo është masakruar, është torturuar dhe unë nuk kam marrë asnjë të dhënë në polici, por e kanë lidhur, e kanë hedhur të gjallë. Ajo është lutur vetëm që të mos e vrisnin. Askush nga familjarët e 16-vjecarit nuk ka marrë pjesë në varrim. Sa i përket marrëdhënies me familjarët e tij, gjithsecili ishte në punë e vet”, tregoi bashkëshorti i viktimës.

50-vjeçarja Drita Saliaj, u përdhunua dhe u vra nga dy 16-vjeçarët Luis Saliaj dhe Sindi Shehaj dhe 26-vjeçari Ervis Zotaj, të cilët aktualisht ndodhen në burg. Luis Saliaj është nipi i burrit, gjë e cila ka bërë që 50-vjeçarja të hapte derën e banesës, por për Drita Saliajn ky veprim rezultoi fatal.

Pjesë nga intervista

Kur ke emigruar për herë të parë?
Në 1991-1992. Në 2011 u ktheva, kisha dokument, shkova më 2012 hodha letrat për 10-vjeçare dhe punova. Pastaj u ktheva dhe nuk shkova më për punë, shkoja vetëm te fëmijët.

Marrëdhënia me bashkëshorten?
Shumë të mira, ishim familje e mrekullueshme, me fëmijë të mrekullueshëm, pa asnjë problem as fëmijët, as ne si prindër në shoqëro, në jetën e përditshme.

Po Luisin si e njihje?
Ishte pak, merrej me gjëra të pa… moshë adoleshence.

Po me babanë e Luisit?
Kështu i kishim marrëdhëniet, herë të ftohta, herë fërkime, se në fshat kështu ishin marrëdhëniet, por asnjëherë në ekstrem./ Opinion.al

 

Pas