Rajoni

Ballkani Perëndimor drejt plakjes


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:55 - 02/01/22 |
Opi Nion

Dikur shihej si rajon ku rinia lulëzonte por sipas agjencisë se lajmeve AFP, Ballkani Perëndimor është goditur rëndë nga migrimi masiv dhe niveli i ulët i lindjeve. Kroniken e parë të këtij viti kjo agjenci e njohur e nis me plakjen e popullsisë në Maqedoninë e Veriut një bombë me sahat nga pikëpamja demografike.

Në Valandovo 146 kilometra nga kryeqyteti Shkup dyqanet janë të braktisura në këtë fillim viti dhe rrugët kryesisht të zbrazëta ofrojnë pak shenja jete sepse të rinjtë po ikin në një numër të madh duke shpresuar të gjejnë një jetë më të mirë jashtë vendit. Sipas të dhënave të Bankës Botërore rreth 600,000 qytetarë maqedonas jetojnë tani jashtë vendit dhe Maqedonia e Veriut ka humbur 10% të popullsisë së saj në 30 vitet e fundit.

Mungesa e investimeve e kanë kthyer vendin, në shtëpinë e vetëm 1.8 milion e njerëzve. Vetëm në Valandovë, gati 90 për qind e të ardhurave të njerëzve janë të lidhura me bujqësinë, një emërues i përbashkët në të gjithë Maqedoninë e Veriut.

Rezultatet fillestare nga regjistrimi më i fundit i Maqedonisë së Veriut, i kryer në muajin Shtator, vlerësojnë se popullsia këtu ka rënë me më shumë se 200,000 që nga viti 2002.  Për ata që qëndrojnë ne vend, pagat mujore janë mesatarisht 470 euro. Qytetaret shprehen se eshte më mirë të jesh skllav për 2000 euro në ndonjë vend të huaj, sesa të jesh skllav me 300 euro në shtëpi.

Në Shqipëri, rreth 1.7 milionë njerëz, ose afërsisht 37 për qind e popullsisë, janë larguar nga vendi në tre dekadat e fundit, sipas shifrave të qeverisë. Qindra mijëra u larguan nga Serbia për t’u zhvendosur jashtë vendit pas luftërave në vitet 1990 që goditën ekonominë, me vlerësime që sugjerojnë se deri në 10,000 mjekë u larguan në 30 vitet e fundit. Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor janë prekur në shkallë të ndryshme nga emigracioni.

Arsyet kryesore janë ekonomike, por përveç kësaj, arsyet sociale zënë një vend gjithnjë e më të rëndësishëm”. Për Shqipërinë, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë — të gjitha shpresat janë se anëtarësimi në BE do të ndryshojë fatin e njerëzve të thjeshtë.

Edhe Kroacia që nga anëtarësimi në BE në vitin 2013, popullsia e saj prej pak më shumë se katër milionë është tkurrur me gati 10%.

Kombet e Bashkuara parashikojnë që Kroacia do të ketë vetëm 2.5 milionë njerëz deri në fund të shekullit.

Zagrebi u premtoi emigrantëve kroatë në Bashkimin Evropian deri në 26,000 euro për t’u kthyer dhe për të filluar një biznes por tashme duket se është tepër vonë. Tabelat “Shitet” mbushin rajonin lindor të Pozegës, një nga ato më të goditurat nga lufta në vitet 1990. Më shumë se 16 për qind e popullsisë së zonës prej rreth 80,000 banorësh janë larguar në dekadën e fundit, tregojnë shifrat zyrtare./ Klan News

Pas