Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ballist Morina “dhimbja e kokës” së tri shteteve!

2017/09/16 at 10:36 AM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A
Ballist Morina “dhimbja e kokës” së tri shteteve!

Ballist Morina, gjate ndeshjes se futbollit ndermjet ekipeve kombetare, Shqiperi-Armeni, 2-1, e vlefshme per eleminatoret e "Euro 2016" ne France, e luajtur ne stadiumin "Elbasan Arena", ne qytetin e Elbasanit. /r/n/r/nBallist Morina, during the Euro 2016 qualifying round football match between Albania and Armenia, 2-1, at the Elbasan Arena Stadium.

Nga Dritan Laci


Ismail Morina, apo ndryshe i njohur si Ballist Morina i Dronit të Beogradit, vazhdon të mbetet prej 4 muajsh i burgosuri më mediatik shqiptar. Kjo jo pa shkak, pasi rasti i tij, krahas precedentit të parë që krijoi me aktin e lëshimit të një droni gjatë një ndeshje ndërkombëtare me ngjyrime të forta nacionaliste, ka krijuar edhe një precedent të dytë që lidhet me të drejtën ndërkombëtare se si duhet të sillemi në rastet kur kemi një të ndaluar i cili ka futur në siklet jo pak por tri shtete.

E parë në këtë aspekt Kroacia; e cila e mban të ndaluar prej katër muajsh Ismail Morinën për shkelje të paligjshme të territorit; në pamje të parë do ndihej tejet komode  me pasjen në dorë të personazheve si Ballist Morina. Kjo sepse personazhe të tillë në gjuhën e kanaleve diplomatike janë ndryshe edhe “xhevahire” të cilët çdo shtet i përdor për përfitimet e veta. Në këndvështrimin e parë Kroacia duket se po e përdor si gur shahu Ballist Morinën midis Shqipërisë dhe Serbisë. Por e parë më ngushtë duket se Kroacia as vetë nuk do ta donte ta kishte një personazh të tillë në këto momente të burgosur në qelitë e saj. Për më tepër kur në këtë lojë “më jep, të jap” protagoniste kryesore është Serbia e cila ka lëshuar urdhërin e ekstradimit ndaj Ballist Morinën.

Duke ditur marrëdhëniet e acaruara diplomatike me Serbinë që datojnë që nga lufta që ndoqi shpërbërjen e Jugosllavinë, diplomacia kroate i ruhet një përkeqësimi të mëtejshëm të marrëdhënieve. Por në krahun tjetër nacionalistët kroatë të ndjeshëm ndaj këtyre personazheve dhe media vendase po ushtrojnë trysninë e tyre që Ballist Morina të mos ekstradohet në Serbi. Një tjetër fakt historik që ka vënë në vështirësi diplomacinë kroate; që tashmë ka në dorë fatin e Ballist Morinës; është edhe konteksti i raporteve të ngushta që kroatët kanë me shqiptarët që nga vitet ’90, kur formacionet luftarake kryesisht nga Kosova u rreshtuan në krah të tyre kundër serbëve që mësynë Kroacinë.

Kroatët nuk e kanë harruar këtë fakt historik ndaj edhe i druhen një hatërmbetje të shqiptarëve, që për ta do të ishte një shkelje në besë. Ndaj për kroatët Ballist Morina me mediatizimin dhe popullaritetin e tij është një “ngecje në derë”. Sa do kishin preferuar më mirë në krye të herës ta kishin lënë të lirë se sa të kishin një dhimbje koke të tillë. Në krahun tjetër edhe pse ka lëshuar një urdhër ekstradimi, as vetë Serbia, duket se po nuk po e do më Ballist Morinën në qelitë e saj. Në kushtet aktuale gjeopolitike ku Serbia po kërkon të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, ku flitet për njohje të Kosovës, ku ka një qasje ndryshe ndaj NATO-s, një personazh si Ballist Morina në Serbi thjesht do krijonte probleme të panevojshme.

Ndaj edhe deklarata e një ekstremisti si Sheshel i njohur për urrejtjen patologjike ndaj shqiptarëve, i cili e konsideron si shqetësim që duhet shmangur ekstradimin e Ballist Morinës në Serbi, lidhet kryekëput me zhvillimet e fundit në rajon dhe me një klimë të re partneriteti që nuk vlen të rrezikohet për një tekë qoftë kjo edhe për një personazh si Ballist Morina. Ky është edhe favori që Ballist Morina ka në këto momente. Që duhet shfrytëzuar maksimalisht nga pala shqiptare, e cila nuk duhet të presë thjesht çfarë pazaresh do të bëjnë Kroacia dhe Serbia me Ballist Morinën por të shfrytëzojë kanalet e saj diplomatike në mënyrë që Morina të fitojë lirinë. Shqipëria nuk mund të jetë gjithë kohës pritëse dhe vëzhguese në këtë lojë, por duhet të tregohet faktor, ndryshe ky do të ishte një tjetër dështim spektakolar dhe ç’nderues për shqiptarët të cilët nuk do tja falnin këtë humbje politikës së tyre./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
Aktualitet

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

21 Korrik, 2026 2:01 pm
Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
Kronikë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

21 Korrik, 2026 1:41 pm
Aktualitet

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026 1:27 pm
PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
Aktualitet

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

20 Korrik, 2026 1:16 pm
Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
Aktualitet

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

20 Korrik, 2026 12:51 pm
Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
Kryesore

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

20 Korrik, 2026 1:12 am
Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
Bota

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

19 Korrik, 2026 5:06 pm
Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

19 Korrik, 2026 3:25 pm
Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën
-Jetë dhe Stil

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën

19 Korrik, 2026 1:14 pm
Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës

19 Korrik, 2026 9:40 am
Para
U denoncua nga e fejuara për përdhunim, kapet në lokal pas tri ditësh 30-vjeçari. Ja ç’tha në Polici

Sekuestrohen shtëpi në Tiranë e toka në bregdet, 4 milionë euro pasuri

Ndërron jetë aktori me famë botërore

Ndërron jetë aktori me famë botërore

Zbulohet një kontenier i mbushur plot me kanabis në Fushë Krujë, arrestohet pronari

Arrestimi i biznesmenit/ Qëlloi me armë efektivët, policia jep detajet
















TE FUNDIT

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
21 Korrik, 2026

Ish-presidenti Ilir Meta i është drejtuar Gjykatës së Tiranës duke kundërshtuar vendimin e Prokurorisë së Tiranës për të mos nisur...

Lexo më shumë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
21 Korrik, 2026

Hetimet për plagosjen me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e së dielës në një lokal në lagjen “Vullnetari” në Elbasan...

Lexo më shumë

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026

Po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) seanca paraprake ndaj kryebashkiakut të Kolonjës, Erion Isai, dhe të pandehurve të tjerë,...

Lexo më shumë

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
20 Korrik, 2026

Partia Socialiste ka votuar ndryshimin e rendit të ditës në seancën plenare të këaaj të hëne, ndërsa kreu i PD...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}