Kryesore

Balla propozon datën, kur do të zhvillohet raundi i 2 për zgjedhjen e presidentit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:05 - 17/05/22 |
Opi Nion

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla ka propozuar që raundi i dytë për zgjedhjen e presidentit të jetë data 23 maj.

Sipas Ballës, data 23 maj është afati maksimal për raundin e dytë.

Propozoj që raundi i dytë të zhvillohet ditën e hënë më 23 maj”,-tha Balla.

Konferenca e Kryetarëve u mblodh sot për të vendosur për seancën e dytë të posaçme për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës. Kujtojmë se ditën e djeshme u zhvillua raundi i parë, i cili dështoi pasi asnjë palë nuk kishte propozuar asnjë kandidat./Opinion.al

Pas