Aktualitet

Balla-opozitës: Ju thoni nuk japim emra se ju do të talleni me emrin tonë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:23 - 17/05/22 |
Opi Nion

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, tha se raundi i dytë për zgjedhjen e presidentit do të zhvillohet ditën e hënë datë 23 maj ora 18:00.

Balla iu drejtua opozitës duke thënë se kur ulemi në tryezë ju thoni unë nuk japim emra se ju do të talleni me emrin tonë.

Balla më tej tha se ne kemi vendosur vetëm një kusht, të jetë diamtralikisht i kundërt me Ilir Metëm.

‘Të drejtën grupit të PS-së për të propozuar emra nuk ja heq askush. Kam një muaj dhe më shumë që ju bëj thirrje publike që të vini dhe të ulemi. Me grupin që drejton Mediu jemi ulur dy herë. Tani do të diskutosh për emra. Nëse ne nuk propozojmë emra dhe ju nuk propozoni emra. Kur ulemi në tryezë ju thoni unë nuk jap emra se ju do të talleni me emrin tonë. Ne kemi vendosur vetëm një kusht, të jetë diamtralikisht i kundërt me Ilir Metën. Këtë duam! Ju nuk mund t’i heqni të drejtën mazhorancës që të propozojë emra.’- tha Balla.

Pas