Politikë

Balla kërkesë Ruçit: Të shtyhet afati i komisionit të refomës zgjedhore


               Publikuar në : 15:28 - 17/04/19 |
el ida

Përmes një shkrese, Taulant Balla i ka kërkuar kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi, ndryshimin e vendimit të parlamentit për shtyrjen e afatit të punimeve në komisionin e posaçëm të reformës zgjedhore.

Balla i kërkon Ruçit edhe përfshirjen e diskutimit të çështjes së sistemit zgjedhor në Shqipëri, si pjesë të punës së këtij komisioni.

Afati i propozuar nga Balla si skadencë e këtij komisioni është 28 nëntori i këtij viti, ndërsa çështja e sistemit zgjedhor, e ngre diskutimin politik në një nivel më lartë, nisur nga fakti se kjo do të kërkonte një ndryshim kushtetues, përpos atij të Kodit Zgjedhor./Opinion.al

Pas