Sociale

Nis aksioni anti-informalitet për 14 mijë lokale dhe restorante


               Publikuar në : 15:41 - 17/04/19 |
b.f

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton se nis sot zbatimin në nivel kombëtar të një plani për menaxhimin e riskut në sektorin e bar-restoranteve, me qëllim ndërgjegjësimin e tatimpaguesve për vetëdeklarim korrekt.

Me këtë qasje DPT, synon të komunikojë tek tatimpaguesit e këtij sektori, përfitimet që kanë nga deklarimi i saktë i të dhënave tatimore, për të forcuar tek ata bindjen se ligji është i barabartë për të gjithë.

“Qëllimi ynë nuk është të penalizojmë, por të marrim angazhimin e tyre për përmbushje në të ardhmen,  një tatimpagues korrekt nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Nëse qëllimshëm zgjedhin të mos jenë, atëherë administrata tatimore do të vijojë me vlerësimet sipas legjislacionit në fuqi”, tha Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve Enton Duro.

Ky sektor është përzgjedhur pas vlerësimit analitik të deklarimeve të tyre tatimore, si një kategori me risk në përmbushje, formalizimi i të cilit  lidhet  ngushtë edhe me sektorë të tjerë, si turizmi, tregtia dhe shërbimet./Opinion.al

Pas