-U tha në Opinion

Balla: Basha të sqarojë,a ka punuar për ndonjë njësi tjetër përpara UNMIK?


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:32 - 16/11/20 |
el ida

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla është shprehur i bindur se Lulzim Basha ka marr kasetën e masakrës së Krushës.

Ndonëse nuk dha fakte mbi këtë argument, Balla tha se më shumë se Lulzim Bashën, ai beson Miliam Bellanicën, personi që deklaron se kasetën e filmuar nga krimet e Krushës, ja ka dorëzuar Bashës në emër të UNMIK.

“Unë nuk mendoj që Milaim Bellanica gënjen. Jam shumë i bindur në atë që ka ndodhur dhe mund të them se i kam publikuar deklarimet e banorëve në 24, 25, 26 mars kur ishte përvjetori i masakrës”, tha Balla.

Por ndërsa deklarimet e Bellanicës i referohen Bashës që punonte UNMIK, në një kohë kur ky institucion ende nuk ishte krijuar, Balla tha se kreu demokrat duhet të shpjegonte nëse përpara krijimit të UNMIK-ut kishte punuar në ndonjë agjenci të kombeve të Bashkuara.

“Është Lulzim Basha ai që përpara se të punonte për UNMIKU-n ka punuar për njësinë që ka pararendur krijimin e UNMIK-ut? Prej janarit të vitit 1909, Kombet e Bashkuara kanë krijuar një njësi speciale, që kanë siglat e OKB dhe që kanë filluar mbledhjen e fakteve të krimeve të luftës në Kosovë. Lulzim Basha është njeriu që mund të sqarojë, përpara se të punonte për UNMIK a ka punuar për ndonjë agjenci tjetër të kombeve të bashkuara. Ajo që është e sigurtë është që Lulzim Basha e ka marr atë kasetë. E dyta që është më e rëndësishme se kaq: Bellanica thotë diçka tjetër. Në kasetën e Milaim Bellanicës ka filmime kur serbët kanë hyrë në fshat dhe kanë bërë fjalime në serbisht e madje kanë bërë masakra. Ajo që ju publikuat është çfarë ka mbetur. Unë ndërmjet Lulzim Bashës dhe Milaim Bellanicës, besoj Melaim Bellanicën”, tha Balla./Opinion.al

Pas