-U tha në Opinion

Raporti/Akuzat për shtëpinë e verdhë, çfarë gjetën ekspertët ndërkombëtarë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 23:35 - 16/11/20 |
el ida

Raporti i Dick Marty-t, dhe akuzat për shtëpinë e verdhë në veri të Shqipërisë, ku sipas tij ishte kryer trafik organesh, janë kthyer sërish në vëmendje. Kjo edhe pë shkak të diskutimit mbi rolin e kryetarit të PD-së Basha si përkthyes në hetimet ndërkombëtare mbi çështjen.

Emisioni “Opinion” ka publikuar këtë mbrëmje, një pjesë nga raporti  i 5 ekspertëve ndërkombëtarë të Tribunalit të Hagës dhe OKB- së të cilët në shkurt të vitit 2004 ndodheshin në Shqipëri. Ajo çfarë ata gjetën në shtëpinë e verdhë, është raportuar si më poshtë, në raportin e hartuar në Mars 2004

Pjesë nga raporti

…Materia kimike e quajtur “luminal” u përdor pasi u kryen të gjitha ekzaminimet tjera. Kjo materie ishte përdorur me qëllim të detektimit të zonave të mundshme me gjak që syri i njeriut nuk mund t’i hetojë. Luminali është një kimikat jashtëzakonisht i ndjeshëm për detektime të sasive të imëta të gjakut. Ai shpërndahet në zona të dyshuara për gjakderdhje dhe reagon me aktivitet peradoksidazë të hemoglobinës (një përbërës i madh i gjakut v.j.)

Raporti, që mban nënshkrimin e Jose-Pablo Baraybar, drejtues i hetimeve, thotë se:

“Familja  ka dhënë qasje të lirë në të gjitha dhomat, dhe u është lejuar t’i kryejnë ekzaminimet pa ndonjë kufizim. Në secilën prej dhomave është kërkuar për dëshmi të gjakut, por rezultatet ishin negative. Dy njolla të dyshimta ngjyrë kafe kah e kuqja janë testuar dhe kanë dalë me rezultate negative.

Pas ekzaminimit të tërë shtëpisë, vendosëm të përdornim “luminën” kemikale për të kontrolluar për gjurmë gjaku, të cilat nuk do të mund të shiheshin nga syri i njeriut”.

Pas