Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Balena Blu” rikthehet, loja e rrezikshme online shumë pranë Shqipërisë

2018/11/03 at 1:47 PM
në Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
“Balena Blu” rikthehet, loja e rrezikshme online shumë pranë Shqipërisë

Është shfaqur sërish loja e rrezikshme virtuale “balena blu”.

Kësaj here në shtetin fqinj me ne, në Itali.

Policia italiane e qytetit të Barit ka ndërhyrë në ndihmë të një adoleshenteje. E cila kishte arritur në nivelin e 30 ndër 50 nivelet që “blu whale” nxit lojtarët deri në vetëvrasje.


Kanë qenë mikeshat e saj të cilat denoncuar gjendjen e rëndë psikologjike. Adoleshentja bareze shumë shpejt po ngjitej më nivelet më të larta të kësaj loje.

Me ndihmën e një psikologu, adoleshentja italiane ka rrëfyer gjithçka. Në celularin e saj policia ka gjetur komunikime nga chat-e të shumta. Si dhe fotografi që dëshmojnë gjëndjen e rëndë psikologjike të saj.

Prindërit e adoleshentes nuk ishin aspak në dijeni të situatës që po kalonte vajza e tyre. Ata kanë pohuar se kanë vënë re se së fundmi ajo kalonte gjithnjë e më shumë kohë në celular. Si dhe disa shenja prerje në krah që vajza i ka justifikuar si gërvishtje nga macja e shtëpisë.

Duke ndjekur gjurmët e lojtarëve virtualë të kësaj loje të gjetura në celularin e adoleshentes, policia ka shtrirë hetimet në 13 rajone të tjera italiane. Dhe kanë marrë në pyetje mjaft minorenë të moshës 12 -15 vjeç. Duke vërtetuar pjesëmarrjen aktualisht në këtë lojë të 4 prej tyre të cilët ishin nën kujdestarinë e adoleshentes nga Bari.

Policia italiane po vazhdon hetimet për zbardhjen e “kujdestarit” kryesor të kësaj loje që e ka ringjallur përsëri në Itali “balenën blu”.

50 rregullat kurth që duhet të ndjek adoleshenti për t’u bërë një balenë blu përfshijnë çdo ditë lojëra psikologjike. Që e çojnë në një depresion të vërtetë si zgjimi në orën 4.20 minuta të mëngjesit. Video e muzikë horror dërguar nga kuratorët e lojës, prerja sipërfaqësore e venave me brisk, prerja në lëkurë me brisk e fjalëve “unë jam një balenë”, sfida të ndryshme misterioze. E me radhë deri në ditën e 50 ku adoleshenti urdhërohet të hidhet nga kati i fundit i ndërtesës më të lartë të qytetit ku jeton.

Policia italiane në portalin e saj zyrtar në internet ka vënë në dispocion të qytetarëve një shërbim online për të denoncuar fenomenin e lojës tragjike “balena blu”.

Me këtë shërbim me anë të një butoni të emërtuar “Stop Blue Whale”, jepet informacion mbi mënyrën e zhvillimit të kësaj loje. Si dhe këshilla praktike për prindërit e fëmijët si dhe denoncimin e rasteve të dyshuara.

Etiketa: Balena bluitalialoje


Ju sugjerojmë

Kush përfiton nga njollosja e Shqipërisë?
Sociale

Kush përfiton nga njollosja e Shqipërisë?

8 Qershor, 2026 9:15 pm
5 orë rrugë në këmbë, prek me postimin nëna e mësuesit Alban Bejleri
Kryesore

5 orë rrugë në këmbë, prek me postimin nëna e mësuesit Alban Bejleri

19 Prill, 2026 2:30 pm
Situatat me zjarret, të rinjtë në Shqipëri dhe RMV në qendër të zgjidhjeve
Kryesore

Situatat me zjarret, të rinjtë në Shqipëri dhe RMV në qendër të zgjidhjeve

2 Prill, 2026 7:41 pm
CYCLE-FIRE/ Të ndërtosh mekanizma për parandalimin e zjarreve
Kryesore

CYCLE-FIRE/ Të ndërtosh mekanizma për parandalimin e zjarreve

1 Prill, 2026 9:31 pm
Rossmann & Lala zgjeron praninë në Shqipëri dhe ul çmimet për konsumatorët
Kryesore

Rossmann & Lala zgjeron praninë në Shqipëri dhe ul çmimet për konsumatorët

31 Mars, 2026 9:51 am
Nis muaji i shenjtë i Ramazanit, kalendari
Kryesore

Nis muaji i shenjtë i Ramazanit, kalendari

19 Shkurt, 2026 8:42 am
Rrezik i lartë ortekësh, ARRSH: Rruga drejt Thethit do të qëndrojë e mbyllur
Sociale

Rrezik i lartë ortekësh, ARRSH: Rruga drejt Thethit do të qëndrojë e mbyllur

15 Shkurt, 2026 8:59 pm
Rrëshqitje në rrugë, prej orësh i bllokuar aksi Librazhd- Përrenjas
Kryesore

Rrëshqitje në rrugë, prej orësh i bllokuar aksi Librazhd- Përrenjas

1 Shkurt, 2026 2:41 pm
Maratona në Pogradec/ Policia publikon planin e masave për mbarëvajtjen, ja akset që do të bllokohen nesër 
Kryesore

Maratona e Tiranës, zonat ku do të kufizohen dhe ndalohen mjetet

19 Tetor, 2025 11:06 am
Rregullat e reja për lëngjet në avion rrisin kaosin dhe kostot për udhëtarët
Sociale

Rregullat e reja për lëngjet në avion rrisin kaosin dhe kostot për udhëtarët

3 Gusht, 2025 10:43 pm
Para
Reportazh nga ish-Kampi i Tepelenës/ Dhimbja nga kampi qe vrau foshnjat!

Reportazh nga ish-Kampi i Tepelenës/ Dhimbja nga kampi qe vrau foshnjat!

Sa herë ishin takuar princi Charles dhe Diana para dasmës, do të habiteni

Sa herë ishin takuar princi Charles dhe Diana para dasmës, do të habiteni

Zbardhen bisedat në whatsapp/ Martinaj-grupit: “Hajdeni te dyqani i Redit”

Zbardhen bisedat në whatsapp/ Martinaj-grupit: "Hajdeni te dyqani i Redit"
















TE FUNDIT

Berisha pas vizitës në Berlin: Denoncova diktaturën autokratike

Berisha pas vizitës në Berlin: Denoncova diktaturën autokratike
27 Qershor, 2026

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një vizitë në Berlin, ku mori pjesë në aktivitetin jubilar të Qarkut...

Lexo më shumë

“Berisha n’burg”/ Kreu i PD-protestuesve: Slogane dhe klithma mjerane të…

“Berisha n’burg”/ Kreu i PD-protestuesve: Slogane dhe klithma mjerane të…
27 Qershor, 2026

Kreu i PD-së ka komentuar ditën e sotme edhe thirrjet e qytetarëve gjatë protestës të cilët brohorasin ‘Rama n’burg, Berisha...

Lexo më shumë

Mbappe “urdhëron” arbitrin t’i japë shiritin e kapitenit shokut të skuadrës

Mbappe “urdhëron” arbitrin t’i japë shiritin e kapitenit shokut të skuadrës
27 Qershor, 2026

Kapiteni i Francës, Kylian Mbappé, tërhoqi vëmendjen jo vetëm me paraqitjen në fitoren bindëse 4-1 ndaj Norvegjisë, por edhe me...

Lexo më shumë

Evakuohen 2,500 marinarë nga Ngushtica e Hormuzit

Evakuohen 2,500 marinarë nga Ngushtica e Hormuzit
27 Qershor, 2026

Organizata Ndërkombëtare Detare (IMO) ka njoftuar se ka evakuuar rreth 2,500 marinarë të bllokuar në Ngushticën e Hormuzit, përpara se...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}