Aktualitet

Bajram Begaj betohet si president, Charles Michel: Të ndërtojmë të ardhmen tonë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:56 - 24/07/22 |
Opi Nion

President i Këshillit Evroipian, Charles Michel, nëpërmjet njëpostimi në Tëitter uron Bajram Begajn për marrjen e detyrës si president.

“Urime për @BajramBegajAL Marrja e detyrës si President e Shqipërisë . Me hapjen e bisedimeve të anëtarësimit, jemi në një moment emocionues në marrëdhëniet BE-Shqipëri. Mezi presim të ndërtojmë së bashku të ardhmen tonë të përbashkët.”, shkruan Michel.

Sot është dita e fundit e Ilir Metës në Presidencë. Duke filluar nga ora 19:30 Bajram Begaj merr detyrën si kreu i shtetit shqiptar në 5 vitet e ardhshme.

Kuvendi do të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme për betimin e Presidentit. Ndërkohë që në orën 19.30 ëshjtë parashikuar ceremonia e dytë, ajo në ambientet e Presidencës, aty ku bëhet dorëzimi i detyrës nga Presidenti aktual, Ilir Meta, tek Presidenti i ri Begaj.

Pogrami i ceremonisë në presidencë

18:45 – 19:15- Mbërritja e të ftuarve

19:15 – Mbërritja e Presidentit të Republikës SH.T.Z. Bajram Begaj në Presidencë

19:29 – Presidenti i Republikës SH.T.Z. Bajram Begaj bashkë me ish-Presidentin e Republikës SH.T.Z. Ilir Meta, dalin nga Presidenca dhe zënë vend në tribunë

19:30 – Luhet Himni Kombëtar nga Orkestra Frymore e Forcave të Armatosura, shoqëruar nga 21 të shtëna topi

19:35 – Znj. Vitore Tusha, Kryetare e Gjykatës Kushtetuese i dorëzon Presidentit, Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

19:40 – Fjala e Presidentit të Republikës, SH.T.Z. Bajram Begaj.

19:50 – Largimi i ish-Presidentit të Republikës, SH.T.Z. Ilir Meta

19:53 – Komandanti i Truprojës së Nderit i Forcave të Armatosura i paraqet forcën Presidentit. Kalim në revistë i Presidentit.

19:58 – Presidenti i shoqëruar nga familja hyjnë në Presidencë

20:00 – Pritje zyrtare në oborrin e Presidencës.

Pas