Aktualitet

Babai iu shpall non grata nga SHBA, socialistët: Orlando Rakipi nuk përjashtohet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:22 - 19/04/22 |
Opi Nion

Orlando Rakipi nuk është përjashtuar nga Partia Socialiste, edhe pse babai i tij Aqif Rakipi u shpall “non grata” nga Departamenti i Thesarit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas Abc news në mbledhjen e sotme të Grupit Parlamentar nuk është marrë një vendim për përjashtimin e deputetit, pasi për socialistët përgjegjësia është personale.

Disa ditë më parë Departamenti i Thesarit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës shpalli sanksione ndaj ish-deputetit Aqif  Rakipi.

Rakipi përshkruhet si një ish-deputet famëkeq nga Elbasani, i cili ka ndikim të dëmshëm dhe destabilizues në proceset politike në Shqipëri. Rakipi ka qenë prej kohësh i përfshirë në krimin e organizuar dhe është i lidhur ngushtë me një Grup Krimi të Organizuar, brenda të cilit ai ka ushtruar ndikim politik, përfshirë edhe përmes korrupsionit.” thuhet në njoftim, ku shtohet se ish-deputeti ka ushtruar ndikim të paligjshëm për të emëruar zyrtarë publikë në Elbasan dhe në Tiranë.

Më tej thuhet se Rakipi humbi mandatin e tij si deputet i parlamentit të Shqipërisë pasi prokurorët konfirmuan rolin e tij në veprimtari kriminale nën një pseudonim.

Pas