Aktualitet

Avokati i Popullit:Policia problematike, shoqërime të paligjshme dhe dhunë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:29 - 09/07/20 |
el ida

Institucioni i Avokatit të Popullit ka raportuar në Kuvend për veprimtarinë e saj vjetore në vitin 2019.

Mes të tjerave, Erinda Ballanca vë theksin tek problematika e policisë, ku përmend shoqërimet e paligjshme, dhuna, gazi lotsjellës.

“Mungon një Gjykatë Kushtetuese dhe e Lartë, që garanton të drejtat e njeriut. Të zbatohen sa më shpejt objektivat e Reformës në Drejtësi.

Sa i përket Policisë, vërehen problematika, në momentet e para të shoqërimit dhe arrestimit, keqtrajtimit, apo shoqërime të paligjshme si dhe mbajtja në shoqërim tejet afateve të ligjshme, dëmtimi i shëndetit qytetarëve nga gazet lotsjellëse etj.

I pajustifikueshëm është niveli i një minimumi jetik i të jetuarit në Shqipëri. Një nga komponentët bazë të demokracisë ëshë mirëqeverisja, por nuk mund të jetë me një administratë publike që nuk respekton të drejtat e njeriut.”- tha Ballanca.

Pas