Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Autoritetet e Turkmenistanit dëshirojnë ta shuajnë, si u krijua “Porta e Ferrit”

2022/01/09 at 8:58 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Autoritetet e Turkmenistanit dëshirojnë ta shuajnë, si u krijua “Porta e Ferrit”

Autoritetet e Turkmenistanit do të marrin masa për të shuar kraterin e zjarrtë të gazit natyror Darvaza. Lajmi është bërë i ditur nga Presidenti i këtij  shteti Gurbanguly Berdymukhamedov

Vendi është një atraksion popullor turistik në vendin e Azisë Qendrore dhe njihet si “Porta e Ferrit”.

Të shtunën, Berdymukhamedov u shfaq në televizionin shtetëror duke urdhëruar zyrtarët qeveritarë të shuanin zjarrin, duke përmendur dëmin ekologjik dhe shqetësimet ekonomike.

Ai tha se zjarri i gazit natyror “ndikon negativisht në mjedis dhe në shëndetin e njerëzve që jetojnë aty pranë”.

“Ne po humbasim burime të vlefshme natyrore për të cilat mund të marrim fitime të konsiderueshme dhe t’i përdorim ato për përmirësimin e mirëqenies së popullit tonë”, ka deklaruar ai.

Çfarë është “Porta e Ferrit”?

“Porta e Ferrit” ndodhet përafërsisht 260 kilometra në veri të kryeqytetit turkmen, Ashgabat. Vendi është 60 metra e gjerë dhe 20 metra në thellësinë e tij.

Turkmenportal, një faqe e lajmeve turkmene, tha se “Porta e Ferrit”, u formua për herë të parë në vitin 1971 kur gjeologët sovjetikë goditën një rezervë gazi natyror në shkretëtirën e madhe Karakum, duke bërë që ajo të shembet aksidentalisht.

Gjeologët sovjetikë ndezën zjarrin për të parandaluar përhapjen e gazit natyror, duke besuar gabimisht se ai do të shuhej në një periudhë të shkurtër kohore.

Por, dekada më vonë, “Porta e Ferrit” ende digjet. Në vitin 2018, presidenti urdhëroi që ajo të riemërohej si “Shkëlqimi i Karakumit”.

A ka provuar dikush të shuajë “Portën e Ferrit” më parë?

Berdymukhamedov urdhëroi shuarjen e flakëve në vitin 2010. Përpjekjet e mëparshme për të shuar “Portën e Ferrit” nuk kanë qenë të suksesshme.

“Eksplorimi”

Në nëntor të vitit 2013, eksploruesi kanadez George Kourounis, nisi ekspeditën për t’u bërë personi i parë për të hyrë në thellësitë e kraterit.

Ai vite më parë kishte rrëfyer për eksperiencën e tij drithëruese e magjepësese.

“Vendi më ka magjepsur gjithmonë. Historia pas asaj se si erdhi në ekzistencë ka qenë e mbuluar me mister dhe nuk ka asnjë vend tjetër si kjo në Tokë. Është shumë unike, pasi nuk ka asnjë vend tjetër ku ka këtë gropë metani që digjet që po hidhet nga toka me presion të lartë. Është magjepsëse, është vizualisht mahnitëse dhe ka shumë gjëra që mund të mësojmë për këtë vend”, ka deklaruar ai.

Duke e përshkruar më tej aventurën e tij si “surreale”, ai thotë se në momentin që shikonte poshtë nga një lartësi, gropa ngjante sikurse një planet tjetër.

Kanadezi zbuloi se në fund të kraterit po mbijetonin bakterie unike, pavarësisht temperaturave të larta.

Ndryshe, Turkmenistani posedon rezervat e katërta më të mëdha në botë të gazit natyror.

Ju sugjerojmë

Varje publike në mes të Fierit, Babani tregon foton që bëri xhiron e botës
-U tha në Opinion

Varje publike në mes të Fierit, Babani tregon foton që bëri xhiron e botës

23 Mars, 2023 9:02 am
Varka përmbytet në brigjet tuniziane, 5 emigrantë të mbytur dhe 28 të zhdukur
Bota

Varka përmbytet në brigjet tuniziane, 5 emigrantë të mbytur dhe 28 të zhdukur

23 Mars, 2023 8:57 am
Autostrada e ngarkuar, policia: Përdorni rrugën e Ndroqit ose Elbasanit
-Shëndeti

Studimi: Zhurmat e trafikut dhe ndotja ndikojnë në rritjen e tensionit

23 Mars, 2023 8:51 am
Medvedev: Rusia ka të drejtë të përdorë armët bërthamore
Bota

Medvedev: Perëndimi urren pavarësinë e Rusisë dhe Kinës

23 Mars, 2023 8:45 am
Parashikimi i motit, 22 shtator 2022
Kryesore

Rriten temperaturat, si do të jetë moti sot

23 Mars, 2023 8:36 am
Tërmet i fuqishëm godet Kroacinë, sa ishte magnituda
Aktualitet

Lëkundje tërmeti në Korçë dhe Ersekë

23 Mars, 2023 8:30 am
Babani tregon tmerrin në spitalin psikiatrik. Infermierja më tha: Ta vë të hajë fekale?
Kryesore

Babani tregon tmerrin në spitalin psikiatrik. Infermierja më tha: Ta vë të hajë fekale?

23 Mars, 2023 8:20 am
Parashikimi i motit, 11 tetor 2021
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 23 Mars, zbuloni shenjat me fat

23 Mars, 2023 8:15 am
Lufta në Ukrainë/ Princi William udhëtim sekret në Poloni, takon trupat britanik
Bota

Lufta në Ukrainë/ Princi William udhëtim sekret në Poloni, takon trupat britanik

22 Mars, 2023 10:24 pm
Si merret garancia false dhe Eurot “nën dorë” për të shkuar nga Vlora në Brindizi
Aktualitet

Si merret garancia false dhe Eurot “nën dorë” për të shkuar nga Vlora në Brindizi

22 Mars, 2023 10:03 pm
Para
Video/ Tentativa për të marrë selinë, protestuesi fshin këpucët me flamurin e PD

Video/ Tentativa për të marrë selinë, protestuesi fshin këpucët me flamurin e PD

Protesta para selisë së PD, policia shoqëron 60 persona

Protesta para selisë së PD, policia shoqëron 60 persona

1973/ Ibrahim Kodra, një jetë për të treguar

1973/ Ibrahim Kodra, një jetë për të treguar

TE FUNDIT

Varje publike në mes të Fierit, Babani tregon foton që bëri xhiron e botës

Varje publike në mes të Fierit, Babani tregon foton që bëri xhiron e botës
23 Mars, 2023

Ekzekutimi i fundit publik për dënimin me vdekje në Shqipëri është fokusuar nga kamera e fotoreporterit Armand Babani në Qershor...

Lexo më shumë

Varka përmbytet në brigjet tuniziane, 5 emigrantë të mbytur dhe 28 të zhdukur

Varka përmbytet në brigjet tuniziane, 5 emigrantë të mbytur dhe 28 të zhdukur
23 Mars, 2023

Pesë emigrantë nga Afrika Sub-Sahariane janë mbytur dhe 28 të tjerë janë zhdukur pasi varka e tyre u përmbys në...

Lexo më shumë

Studimi: Zhurmat e trafikut dhe ndotja ndikojnë në rritjen e tensionit

Autostrada e ngarkuar, policia: Përdorni rrugën e Ndroqit ose Elbasanit
23 Mars, 2023

Sipas një studimi të publikuar në revistën e Kolegjit Amerikan të Kardiologjisë “JAÇ: Advances”, zhurma e rrugës shoqërohet me një...

Lexo më shumë

Medvedev: Perëndimi urren pavarësinë e Rusisë dhe Kinës

Medvedev: Rusia ka të drejtë të përdorë armët bërthamore
23 Mars, 2023

Ish-presidenti i Rusisë, Dmitri Medvedev, shprehu besimin e tij se marrëdhëniet e vendit të tij dhe Kinës me Perëndimin do...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

About Us

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com