Bota

Autobusi bie 50 metra poshtë kodrës, aksidentohen 27 nxënës



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:42 - 21/09/22 |
Opi Nion

Një kamion dhe një autobus me nxënës shkolle janë përfshirë në një aksident mëngjesin e sotëm në Australi.

Mësohet se autobusi pas përplasjes ka rënë 50 metra poshtë një kodre duke lënë të plagosur 32 persona, nga të cilët shoferi i kamionit dhe një adoleshente ndodhen në gjendje të rëndë.

Mediat e huaja shkruajnë se ngjarja ndodhi rreth orës 3:15 pranë kryqëzimit Condons Lane në Bacchus Marsh pak jashtë Melburnit.

Në autobus ndodheshin 27 nxënës, katër të rritur dhe një shofer, të cilët u dërguan të gjithë në spital.

Ndërkohë, një zëdhënëse e policisë tha se autobusi vinte nga një shkollë në zonën e Ballaratit dhe se studentët ishin nisur për në aeroport për një udhëtim. Policia u ka bërë thirrje prindërve që të qëndrojnë larg vendit të ngjarjes.

Të gjitha korsitë në Melburn në autostradën perëndimore pritet të qëndrojnë të mbyllura për disa orë ndërsa policia po heton aksidentin./Opinion.al

Pas