Kronikë

Vodhi bizhuteri dhe para në një dyqan, arrestohet 43-vjeçari në Sarandë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:15 - 21/09/22 |
Opi Nion

Një 43-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme pasi akuzohet se ka vjedhur një shumë parash dhe bizhuteri në një dyqan, në lagjen nr.4, të Sarandës.

Pas verifikimeve nga ana e policisë ka rezultuar se 43-vjeçari ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, duke dalë jashtë banesës.

Sakaq, burri me inicialet I.D banues në Sarandë akuzohet për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Vjedhja”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Pas