Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Aurel Plasari: Krye-i-paafti u hedh karremin studentëve

2018/12/09 at 8:37 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Video/ Plasari: Në Kongresin e Manastirit u paraqiten 36 alfabete

Nga Aurel PLASARI


KRYE-I-PAAFTI ME KARREMA NE DORË

Krye-i-paafti, që bën sikur qeveris, nuk të lë mundësi të heshtësh, të shtyn të flasësh e të shkruash. “Përgjigja ime”: poston Krye-i-paafti. Përgjigje kujt? Studentëve? Po pse: i kanë bërë gjë pyetje studentët? Studentët i kanë bërë kërkesa. Kërkesat atyre ose ua plotëson ose jo. Me karrema për “pyetje-përgjigje” nuk qeveriset. Dhe, meqë ra fjala, shkruhet “përgjigjja” dhe jo “përgjigja”.

“Të bashkëqeverisim”: guxon e u thotë ky Krye-i-paaftë studentëve. Ka mësuar një term, “bashkëqeverisje”, që i duhet si shkop magjik për të magjepsur budallenj. Ç’ne studentët të bashkëqeverisin me të?! Mandatin për të qeverisur e ka kërkuar Krye-i-paafti, votat qytetarëve ua ka lypur, duke u puthur duart dhe ndonjë send tjetër, Krye-i-paafti. Jo studentët. Dhe votat për të qeverisur ia kanë dhënë Krye-të-paaftit, jo studentëve. T’u hedhësh studentëve karremin për t’i joshur si “bashkëqeverisës” nuk do të thotë veçse orvatje tinëzare për të ndarë dështimet me ta, kur nuk e kanë studentët përgjegjësinë për dështimet me radhë të gjata të qeverisë që Krye-i-paafti drejton. Të tjera detyra, të tjera ngarkesa kanë mbi vete studentët, kur duan ata edhe të tjera misione.

Përkatësisht numrit të votave, Krye-i-paafti ka marrë mandatin për të qeverisur dhe prandaj e ka detyrë të dijë t’ua plotësojë studentëve kërkesat që i kanë bërë qeverisë që ai drejton. Është detyrë që e ka marrë përsipër vetë, duke e lypur, nuk ia ka ngarkuar kush me pahir. Mundet që unë të di diçka se si mund t’u plotësohen kërkesat studentëve, një më një, duke ruajtur njëkohësisht edhe ekuilibrin mes kërkesave të tyre dhe interesit publik të masës së qytetarëve, që nuk bën të cenohet. Por nuk kam kërkuar të qeveris, siç ka kërkuar tash e shumë mot zotëria e tij, ngaqë mendoj se bëj më mirë të tjera punë.

Kur përmend ruajtjen e ekuilibrit mes kërkesave të studentëve dhe interesit publik të masës së qytetarëve, nuk llogaris entitetin e tretë, oligarkinë. Sepse kush qeveris në aleancë me oligarkë nuk mund të plotësojë as kërkesa të studentëve, – e shumta mund t’ia dalë t’i përçajë a t’i gënjejë ata, – dhe as të mbrojë interesin publik të qytetarëve. Oligarkët ka në “bashkëqeverisje”, nuk mund të ketë qytetarët, aq më pak studentët.

Dhe, meqë këtu në Shqipëri shtiren kinse nuk e bëjnë dot dallimin e oligarkisë nga “sipërmarrësit”, ja një përkufizim bashkëkohor i oligarkisë së kohës sonë, siç mund të lexohet në librin që ndonjëherë e kam rekomanduar për lexim, “Përdhuna e të pasurve: Kronikë e një thyerjeje të stërmadhe sociale”, me autorë dy sociologë të ditëve tona Michel Pinçon & Monique Pinçon-Charlot (Paris 2013):

“Kur të gjitha pushtetet janë në duar personash që mbajnë lidhje të ngushta dhe formojnë një grup de facto, mund të flitet për oligarki. Politika, sipërmarrjet, financa, mediat, tregu i artit kontrollohen prej agjentësh socialë që njihen mes tyre dhe e gjejnë veten si të tillë, në kuptimin që kooptojnë njëri-tjetrin në instancat ku ndodhen. Lidhjet janë familjare dhe rrënjosen nëpër kurse shkollore ose me prejardhje gjeografike të përbashkëta. Ideologjikisht të afërt, anëtarët e rrjetit kanë dalë nga i njëjti mjedis shoqëror. Fijet e endura mes tyre të kujtojnë një cergë merimange ose, më mirë, ato konstruksionet tredimensionale në të cilat të gjitha pikat vijnë e bashkohen me gjithë të tjerat”.

Situata oligarkike në Shqipëri tanimë nuk është më çështje librash. Pra as teorish. Afërmendsh as postimesh të Krye-të-paaftit. Është trashja e një zullumi që, siç ndodh rëndom në histori, vjen momenti dhe provokon shpërthime: ato shpërthime që asnjë teori mandej nuk i shkoklon dot. Atëherë shteti bie copash, sepse nuk ka më as “të majtë” dhe as “të djathtë”, që ta mbajnë me paterica në këmbë.

Në atë copëtim e sipër, na mëson historia, kthjellohet ndonjë pushtetar i çmeritur, si konti Witte kryeministër i Carit. Ky, në përmbysjen e 1905-s, aq e kishte humbur shqisën e realitetit sa shpallte se nëntë të dhjetat e popullsisë qenë çmendur, ndërsa një e dhjeta përbëhej prej idiotësh. Kur ia kam lexuar këtë më ka kujtuar pikërisht gjuhën e Krye-të-paaftit të Shqipërisë dhe pres ta dëgjoj të postuar edhe prej tij: 9/10 + 1/10.

(Ky shkrim është konceptuar enkas për Hashtag.al)

*Marrë nga profili i Aurel Plasarit në facebook

Etiketa: aurel plasariplasariprotestastudente


Ju sugjerojmë

Droni detar ukrainas u gjet pranë Lefkadës, Kievi i kërkon ndjesë zyrtare Athinës
Kronikë

Vorë/ Vritet me armë zjarri një 50-vjeçar

12 Korrik, 2026 9:46 am
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Vrasje me armë zjarri në Prekal të Shkodrës, viktima gjendet brenda një automjeti

11 Korrik, 2026 9:11 pm
42 ditë protestë, qytetarët: Shqipëria kërkon revolucion
Aktualitet

42 ditë protestë, qytetarët: Shqipëria kërkon revolucion

11 Korrik, 2026 7:58 pm
Protestat/ Rama: E kanë harruar Zvërnecin, po përdoren si vegla nga armiqësorët
Aktualitet

Protestat/ Rama: E kanë harruar Zvërnecin, po përdoren si vegla nga armiqësorët

11 Korrik, 2026 3:41 pm
PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
Kryesore

Më 15 korrik PD do të zgjedhë sekretarin e Përgjithshëm dhe nënkryetarët

11 Korrik, 2026 3:22 pm
Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve të produkteve të shportës
Aktualitet

Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve të produkteve të shportës

11 Korrik, 2026 2:44 pm
Zvërneci/ Protestuesit i kërkojnë dorëheqjen, reagon sërish Rama
Aktualitet

“Po me Kalanë e Rozafës çfarë keni o patriota”, Rama: Po dëmtohet turizmi

11 Korrik, 2026 2:15 pm
Koncerti i Kanye West, Berisha akuzon Ramën për prekjen e fondit rezervë
Kryesore

Koncerti i Kanye West, Berisha akuzon Ramën për prekjen e fondit rezervë

11 Korrik, 2026 2:12 pm
Koncerti, Rama: Kaney West do ta fusë Shqipërinë në një tjetër hartë globale
Kryesore

Koncerti, Rama: Kaney West do ta fusë Shqipërinë në një tjetër hartë globale

11 Korrik, 2026 1:18 pm
Projekti në Zvërnec, Rama për Al Jazeera-n: Është një bekim për vendin
Kryesore

Rama ndan shkrimin: Ekonomia jonë e turizmit u godit pabesisht nga terrori digjital

11 Korrik, 2026 9:54 am
Para
Denoncimi, Berisha: Vlora dhe Laçi në kthetrat e maskave

Berisha nxjerr emrin: Ja pedagogu që Rama e ka futur në disa bordero

Kush janë kandiatët që garojnë për drejtimin e FRPD?

Habit ish-zëdhënësja e PD, tregon live se ka flirtuar me Salianjin

Nëna e foshnjes 6-muajshe zhduket pa gjurmë, apeli i fortë i motrës

Nëna e foshnjes 6-muajshe zhduket pa gjurmë, apeli i fortë i motrës
















TE FUNDIT

Vorë/ Vritet me armë zjarri një 50-vjeçar

Droni detar ukrainas u gjet pranë Lefkadës, Kievi i kërkon ndjesë zyrtare Athinës
12 Korrik, 2026

Një 50-vjeçar është vrarë me armë zjarri në fshatin Bërxullë në Vorë. Edmond (Ali) Sula ka qenë duke u futur në...

Lexo më shumë

Ish-sulmuesi i Anglisë mesazh Ronaldos: Po pengon zhvillimin e ekipit, të tërhiqet

Ish-sulmuesi i Anglisë mesazh Ronaldos: Po pengon zhvillimin e ekipit, të tërhiqet
11 Korrik, 2026

Legjenda e futbollit anglez, Alan Shearer, ka vlerësuar karrierën e jashtëzakonshme të Cristiano Ronaldos, por beson se sulmuesi portugez duhet...

Lexo më shumë

Vrasje me armë zjarri në Prekal të Shkodrës, viktima gjendet brenda një automjeti

Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
11 Korrik, 2026

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Prekal të Shkodrës, ku një person është vrarë me armë...

Lexo më shumë

42 ditë protestë, qytetarët: Shqipëria kërkon revolucion

42 ditë protestë, qytetarët: Shqipëria kërkon revolucion
11 Korrik, 2026

Sot shënon dita e 42-të e tubimit përpara Kryeministrisë, ku qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe gjithë klasës...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}