Sport

Atletico Madrid ofron 55 milionë euro për lojtarin e Napolit


               Publikuar në : 16:47 - 15/08/19 |
Opi Nion

Atletico Madrid ka vendosur që të bëjë përforcime të rëndësishme në këtë merkato.

Mësohet se Atletico Madrid, dëshiron të transferojë mesfushorin e Napolit, Allan. Ndërkohë, spanjollët kanë nisur kontaktet e para me Napolin, dhe kanë bërë një ofertë prej 55 milionë euro, për ta transferuar lojtarin në “Wanda Metropolitano”.

Megjithatë kjo ofertë është refuzuar menjëherë nga presidenti i të kaltërve, Aurelio De Laurentis, i cili nuk është dakord me shumën e parave të ofruara. Braziliani është një nga lojtarët më të mirë te Napoli, dhe drejtuesit nuk duan të heqin dorë nga shërbimet e tij.

Ndërkohë, për shërbimet e Allan ka shfaqur interes edhe PSG, e cila gjithashtu është në kërkim të përforcimeve./ Opinion.al E.Xh.

Pas