Kronikë

Atentati ndaj Prokurorit Ndoji, prova të reja që përfshijnë Redjan Rrajën


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:41 - 11/12/19 |
xhu lia

Prova të reja të siguruara nga Prokuroria kanë dalë lidhur me  përfshirjen e Redjan Rrajës, I cili aktualisht është i arrestuar pas atentatit ndaj Prokurorit Arjan Ndoji.

Bëhet e ditur se Prokuroria zotëron ka administruar akt ekspertimin e ADN për Rrajën. ADN e përftuar nga në kampionet e marra në tri sende në makinë janë të perputhshme me atë të Redjan Rrajës.

Mbi Rrajën rëndon akuza për veprat penale “vrasje e funksionarëve publikë”, “vrasje e mbetur në tentativë” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Ai ka rënë në prangat e policisë si një nga autorët e dyshuar ndaj prokurorit Arjan Ndoji, shoferit të tij, Andi Maloku, dhe Aleksandër Lahos alias Pëllumb Muharremit ose siç njohet ndryshe si “Rrumi” i Shijakut.

Ndalimi i tij është bërënë Shkodër , në pikën kufitare të Hanit të Hotit, ndërkohë që Rraja po tentonte të largohej drejt Malit të Zi, ndërkohë që iu zbuluan gjurmët e gishtërinjve, në makinën e gjetur nga policia pas atentatit./Opinion.al/

Pas