Kronikë

Atentat në Lushnje, një i vdekur dhe një i plagosur


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:45 - 23/08/21 |
Opi Nion

Një atentat ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Lushnje.

Raportohet se një person ka mbetur i vrarë me armë zjarri dhe tjetër është plagosur. Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit dhe objektiv dyshohet se ka qenë pronari i Bar Pedonales që ndodhet në këtë qytet.

Paraprakisht dyshohet se viktima është pikërisht pronari i lokalit, Bledar M., rreth të 40-tave, ndërsa sa i përket të plagosurit identiteti i tij nuk dihet ende.

Sipas Klan News autorët dyshohet se kanë hapur zjarr nga një automjet në lëvizje, ndërkohë që viktima dhe i plagosuri po pinin kafe në lokal.

E gjithë ngjarja e rëndë ndodhi në një kohë kur në zonë ndodheshin qytetarë të shumtë.

Mbeten të paqarta shkaqet apo personat që fshihen pas këtij atentati. Në vendin e ngjarjes ndodhet policia, e cila pritet të hedhë më shumë dritë mbi këtë atentat./Opinion.al

Pas