Aktualitet

Vranësira dhe rënie e lehtë e temperaturave, parashikimi i motit për sot


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:17 - 24/08/21 |
Opi Nion

Vendi ynë deri në mesditë do të ketë një mot të kthjellët dhe relativisht me temperatura të larta. Por orët e pasdites dhe mbrëmjes sjellin kalime vranësirash nëpër territor ku më të dukshme do të jenë në gjysmën lindore të Shqipërisë. Këto kushte atmosferike mbeten deri mëngjesin pasardhës.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit mbeten kostante në mëngjes, por rënie të lehtë sjell mesdita duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 16°C deri në 37°C.

Era do të fryjë mesatare me shpejtësi deri 35 km/h, nga drejtimi Perëndimor-Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 3 ballë./Opinion.al

Pas