Rajoni

Asnjë viktimë dhe vetëm 5 raste të reja me Covid-19 në Kosovë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:07 - 16/11/21 |
Opi Nion

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, ka informuar se në 24 orët e fundit janë kryer 1 474 testime, nga ku kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 vetëm 5 persona.

As ditën e sotme nuk është shënuar asnjë viktimë nga koronavirusi në Kosovë. Në 24 orët e fundit janë shëruar 22 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157 570.

Në total, numri i rasteve aktive me Covid-19 është 407.

Prej shpërthimit të pandemisë në mars të vitit 2020, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka regjistruar mbi 160.000 raste të infektuara dhe 2 980 persona kanë humbur jetën.

Kosova ka nisur fushatën e vaksinimit kundër koronavirusit në mars të këtij viti.

Numri i personave të vaksinuar me të dyja dozat ka shkuar në 751 131, ndërsa 846 214 kanë marrë vetëm dozën e parë./Opinion.al

Pas