Aktualitet

Asnjë përgjigje për pallatin e dëmtuar nga tërmeti, 40 familje në protestë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:32 - 08/09/20 |
Al Do

Mungesa e një përgjigjeje nga pushteti vendor dhe ai qëndror ka bërë që 40 familje të një pallati në Durrës të dalin sot në protestë pasi tërmeti i 26 Nëntorit i ka nxjerrë ato në rrugë.

Pallati i tyre është klasifikuar në nivel dëmtimi DS4, por pretendimi i tyre qëndron në mosgjetjen e një zgjidhjeje të mëtejshme për këtë pallat.

Qytetarët pretendojnë se nuk kanë arritur të gjejnë shtëpi me qera dhe janë detyruar të strehohen në periferi. Kjo nga ana tjetër ka penalizuar fëmijet e tyre për të frekuentuar shkollat ku janë të regjistruar pranë vendbanimeve të mëparshme.

Pallati i dëmtuar i përket rajonit numër 3. Sipas banorëve nuk ka asnjë përgjigje nga asnjë institucion nëse ai do të shembet apo rindërtohet megjithëse fondet për rindërtim janë lëvruar tashmë.

Të lënë mes katër rrugëve pa një përgjigje disa prej tyre janë rikthyer të jetojnë në godinën e dëmtuar duke vendosur kështu jetët e tyre në rrezik./ Opinion.al

Pas