Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Arsyeja e vizitës sekrete së mbretëreshës Geraldinë në Bourges më 1939

2019/09/25 at 10:41 AM
në -Kulturë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Arsyeja e vizitës sekrete së mbretëreshës Geraldinë në Bourges më 1939

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 25 Shtator 2019

“La Dépêche du Berry” ka botuar, të hënën e 21 gushtit 1939, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me vizitën private të mbretëreshës Geraldinë te nëna e saj e sëmurë në qytetin francez të Bourges, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Mbretëresha e Shqipërisë erdhi të dielën në Bourges

Bëhej fjalë për një vizitë krejtësisht private për të cilën sekreti u mbajt në mënyrë rigoroze.

“Qyteti i Bourges pati dje një vizitë mbretërore : atë të Mbretëreshës Geraldinë të Shqipërisë. Por ishte një udhëtim privat i sovranes së re dhe sekreti ishte ruajtur mirë. E mësuam këtë krejt rastësisht.

E dimë se mbreti Zog, mbretëresha Geraldinë dhe princi i vogël Aleksandër, të larguar nga vendi i tyre pas ngjarjeve tragjike që tronditën Shqipërinë të Premten e Mirë (e Shenjtë), shkuan në Greqi, pastaj në veri të Evropës, u ndalën në Bruksel, dhe 8 gushtin e kaluar erdhën për t’u vendosur në kështjellën e Maye-s, në Versajë.

Mbretëresha e re, nga martesa, ka lidhje franceze, nëna e saj, në fakt, është rimartuar me një oficer francez, kolonelin Giraud, i cili zotëron një pronë në Mehun-sur-Yèvre, dhe që ende ka të afërm në këtë krahinë.

Zonja Giraud, e sëmurë, ka qenë në trajtim për rreth një muaj në një klinikë në Bourges. Kjo është arsyeja pse, të dielën në mëngjes, mbretëresha Geraldinë u largua me automjet nga Versaja, e shoqëruar nga princi Abid, kunati i mbretit, princesha Adile, dy motrat e tjera të sovranit dhe një komisar i Sigurisë kombëtare.

Të dy makinat që shpinin sovranen dhe të afërmit e saj mbërritën në Bourges në fund të mëngjesit, dhe vizitorët zbritën në Central-Hôtel. Mbretëresha Geraldinë kaloi pasditen me nënën e saj, pastaj, rreth orës 13, të dy makinat e mëdha u nisën për në Versajë.

Nuk ndodh shpesh që Bourges te presë për vizitë sovranë, madje edhe në mërgim… Dhe kjo vizitë ishte e njohur vetëm për disa njerëz. Mbretëresha Gëraldinë, nëse do ta kishin njohur, sigurisht që do të ishte objekt i shenjave të ngrohta simpatie, sepse askush nuk mbeti indiferent ndaj fatkeqësive që goditën këtë sovrane shumë të re. Pavarësisht nderimeve dhe detyrave të një froni, një mbretëreshë nuk mbetet më pak grua. Ajo dëshironte, fare thjesht, të vinte e të shihte te ne një njeri të shtrenjtë, dhe me të drejtë u mbajt ky diskrecion i madh.”

Nga Aurenc Bebja, Francë, Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania, : https://www.darsiani.com/la-gazette/gazeta-franceze-1939-ja-arsyeja-e-ardhjes-se-mbretereshes-geraldine-ne-qytetin-e-bourges-it/

Etiketa: 1939Geraldinëvizite

Ju sugjerojmë

Vrasja në Rinas, gazetari: Si togë pushkatimi, 3 vetë me kallashnikovë
-U tha në Opinion

Vrasja në Rinas, gazetari: Si togë pushkatimi, 3 vetë me kallashnikovë

11 Nëntor, 2025 10:52 pm
Atentati në Rinas, Këlliçi: Vrasje shtetërore
-U tha në Opinion

Atentati në Rinas, Këlliçi: Vrasje shtetërore

11 Nëntor, 2025 10:38 pm
Atentati në Rinas, gazetarja: 30 kamera sigurie, por autorët u zhdukën
-U tha në Opinion

Atentati në Rinas, gazetarja: 30 kamera sigurie, por autorët u zhdukën

11 Nëntor, 2025 10:31 pm
Ronaldo: Kupa e Botës 2026 do të jetë e fundit për mua
Sport

Ronaldo: Kupa e Botës 2026 do të jetë e fundit për mua

11 Nëntor, 2025 9:07 pm
Propozimi në mbledhjen e PD: Deputetët të hyjnë në grevë urie, bashkë me familjarët
Kryesore

Propozimi në mbledhjen e PD: Deputetët të hyjnë në grevë urie, bashkë me familjarët

11 Nëntor, 2025 8:53 pm
Zbulohet një specie e re blete në Australi
Life Style

Zbulohet një specie e re blete në Australi

11 Nëntor, 2025 8:46 pm
Ndeshja Shqipëri – Angli/ Udhëzime për tifozët nga Policia e Shtetit dhe FSHF-ja
Sport

Ndeshja Shqipëri – Angli/ Udhëzime për tifozët nga Policia e Shtetit dhe FSHF-ja

11 Nëntor, 2025 8:01 pm
Kupa e Botës, çmimet e parkimit më të shtrenjta se çmimet e biletave të ndeshjeve
Sport

Kupa e Botës, çmimet e parkimit më të shtrenjta se çmimet e biletave të ndeshjeve

11 Nëntor, 2025 7:18 pm
Ky është punonjësi i AMP-së i cili shoqëronte Gimando Danin në Rinas
Kronikë

Ky është punonjësi i AMP-së i cili shoqëronte Gimando Danin në Rinas

11 Nëntor, 2025 6:18 pm
Atentati me një të vrarë dhe një të plagosur në Rinas, si ndodhi ngjarja
Kronikë

Atentati me një të vrarë dhe një të plagosur në Rinas, si ndodhi ngjarja

11 Nëntor, 2025 6:01 pm
Para
Liderët botërorë thirrje për një takim të Trumpit dhe presidentit iranian

Liderët botërorë thirrje për një takim të Trumpit dhe presidentit iranian

Tension dhe sherr, çfarë ndodhi në tryezën e reformës zgjedhore

Tension dhe sherr, çfarë ndodhi në tryezën e reformës zgjedhore

Gazetari i Euronews për reagimin e Ramës: Po i feston kushtet si fitore

Gazetari i Euronews për reagimin e Ramës: Po i feston kushtet si fitore

TE FUNDIT

Vrasja në Rinas, gazetari: Si togë pushkatimi, 3 vetë me kallashnikovë

Vrasja në Rinas, gazetari: Si togë pushkatimi, 3 vetë me kallashnikovë
11 Nëntor, 2025

Ngjarja e rëndë që tronditi sot Tiranën dhe mbarë vendin më 11 nëntor ka ndodhur vetëm 20 metra larg protokollit...

Lexo më shumë

Atentati në Rinas, Këlliçi: Vrasje shtetërore

Atentati në Rinas, Këlliçi: Vrasje shtetërore
11 Nëntor, 2025

Deputeti i PD, Belind Këlliçi thotë se atentati i ndodhur sot në Rinas ku u vra Gilmando Dani dhe u...

Lexo më shumë

Atentati në Rinas, gazetarja: 30 kamera sigurie, por autorët u zhdukën

Atentati në Rinas, gazetarja: 30 kamera sigurie, por autorët u zhdukën
11 Nëntor, 2025

Në lidhje për emisionin “Opinion”, gazetarja e Klan News, Glidona Daci ka folur për vrasjen Gilmando Danit dhe plagosjen Muçi...

Lexo më shumë

Ronaldo: Kupa e Botës 2026 do të jetë e fundit për mua

Ronaldo: Kupa e Botës 2026 do të jetë e fundit për mua
11 Nëntor, 2025

Sulmuesi i Portugalisë, Cristiano Ronaldo, ka konfirmuar se Kupa e Botës 2026 do të jetë e fundit për të. Sipas...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com