Një 41-vjeçar është vënë në pranga nga policia teksa po transportonte me një furgon 18 emigrantë të paligjshëm. Policia bën me dije se 41-vjeçari me iniciale I.Q është gardist në Gardën e Shqipërisë.
“Ky shtetas u arrestua në flagrancë, pasi në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, Gjirokastër, u kap në flagrancë duke transportuar me automjetin tip furgon, 18 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit”, thuhet në njoftim.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe një aparat celular.
Materialet në ngarkim të shtetasit të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.