Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Arrestohet prokurori i Azem Hajdarit

2015/12/02 at 4:05 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Arrestohet prokurori i Azem Hajdarit

TIRANE- Prokurori që ka hetuar çështjen e Azem Hajdarit shumë vite më parë, sot ka rënë në prangat e policisë. Haxhi Giu u vu në pranga nga policia e Tiranës .


Haxhi Giu prokuror të Krujë akuzohet për “shpërdorim detyre” dhe “korrupsion pasiv”. Gjatë arrestimit në cilësinë e provës materiale iu sekuestruan 29 mijë euro. Policia sqaron se prokurori Giu tentoi të zbuste masën e dënimit për një të akuzuar për trafik, duke ndryshuar veprën penale nga “trafik” në “moskallëzim krimi”.

 

Njoftimi i plotë i Prokurorisë

Prokuroria për Krime të Rënda ka marrë lejen e gjykatës për të urdhëruar arrestimin e shtetasit Haxhi Giu, me funksion “Prokuror” pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, i dyshuar për konsumimin e veprës penale “Korrupsioni pasiv….i prokurorit…”, parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal.

Vendimi i Gjykatës për Krime të Rënda është ekzekutuar nga ana e forcave të Policisë së Shtetit.

Në bazë të hetimit të deritanishëm, rezulton se prokurori Haxhi Giu, ka marrë përsipër që, në këmbim të një shume parash (euro), të zbusë akuzën për shtetasin Paulin Shpori, i arrestuar dhe i akuzuar për “trafik lëndësh narkotike” në vitin 2014, së bashku me disa persona të tjerë. Shuma e saktë që i është premtuar prokurorit do të jetë objekt i hetimit të mëtejshëm. 

Ndërkohë që çështja kundër Paulin Shpori dhe të tjerëve po zhvillohej në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Krujë, vëllai i të akuzuarit, shtetasi Aleks Shpori, në muajin Shtator 2015, është vënë në kontakt me prokurorin e çështjes, Haxhi Giu dhe i kërkon që, në këmbim të një shume parash, të ndihmonte Paulinin të dilte nga burgu.

Nga hetimi rezulton se prokurori Haxhi Giu ia ka bërë të qartë shtetasit Aleks Shpori se pozita proceduriale e të vëllait të tij është e vështirë dhe nuk mund ta ndihmojë. Pas këmbënguljes së shtetasit Aleks, prokurori i cakton një takim në Tiranë, fillimisht në një lokal dhe më pas së bashku shkojnë në një pikë këmbimi valutor. Sipas hetimit, në këtë pikë këmbimi valutor, shtetasi Aleks depoziton një shumë parash, si “garanci” për shërbimin antiligjor që do t’i kryente prokurori.

Pas këtij takimi, Prokurori Haxhi Giu vihet në lëvizje për të plotësuar kërkesën korruptive të shtetasit Shpori. Prokurori Giu dërgon një informacion në Prokurorinë e Përgjithshme, sipas të cilit, nga shqyrtimi i elementëve të dosjes hetimore, duhet zbutur pozita proceduriale e shtetasit Paulin Shpori, nga i akuzuar për veprën penale të “trafikut të lëndëve narkotike”, në veprën penale të “moskallëzimit të krimit”.

Kjo kërkesë e prokurorit Giu nuk u pranua nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme, e cila, pasi shqyrtoi kërkesën e prokurorit dhe materialin hetimor të dosjes, konkludoi se shtetasi Paulin Shpori duhej akuzuar deri në përfundim të gjykimit për veprën penale të “trafikut të lëndëve narkotike”, pra, me të njëjtën akuzë për të cilën po gjykohej deri në atë moment.

Në këto kushte, prokurori Giu vijon procesin gjyqësor dhe në përfundim, shtetasi Paulin Shpori dënohet me 8 vite burgim për veprën e “trafikut të lëndëve narkotike”.

Pas dhënies së vendimit, prokurori i çështjes takohet sërish me shtetasin Aleks Shpori në të njëjtën pikë këmbimi valutor në Tiranë, ku i bën të ditur se, pavarësisht tentativave konkrete, nuk mund të bënte asgjë për të ndihmuar Paulinin. Ndërkohë, shtetasi Aleks Shpori ka tërhequr nga pika e këmbimit valutor shumën që kishte lënë “garanci” dhe është larguar pa e kryer “pagesën” ndaj prokurorit, për shkak se nuk u arrit të zbutej akuza për vëllanë e tij.

Në vijim të hetimeve, Prokuroria për Krime të Rënda ka kërkuar caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për shtetasin Haxhi Giu, me funksion “prokuror”, kërkesë e cila u pranua nga Gjykata për Krime të Rënda.

Po me kërkesë të Prokurorisë për Krime të Rënda, gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest në burg” edhe për shtetasin Aleks Shpori, i akuzuar për veprën penale të “korrupsionit aktiv të gjyqtarit, prokurorit…”.

 



Ju sugjerojmë

Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko konfirmon dorëheqjen e saj
Bota

Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko konfirmon dorëheqjen e saj

12 Korrik, 2026 10:39 pm
Sherr te “Syri i Kaltër” për një çelës biçiklete, një i arrestuar
Kronikë

Sherr te “Syri i Kaltër” për një çelës biçiklete, një i arrestuar

12 Korrik, 2026 9:31 pm
Dita e 43-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 43-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

12 Korrik, 2026 8:34 pm
SHBA kryen sulme të reja në Ngushticën e Hormuzit
Bota

SHBA kryen sulme të reja në Ngushticën e Hormuzit

12 Korrik, 2026 7:48 pm
Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, drejtuesi i motoçikletës humb njërën këmbë
Kronikë

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, drejtuesi i motoçikletës humb njërën këmbë

12 Korrik, 2026 6:52 pm
Koncerti i Kanye West, Rama: Bota pa se aty ku ka protestë, ka edhe siguri
Kryesore

Koncerti i Kanye West, Rama: Bota pa se aty ku ka protestë, ka edhe siguri

12 Korrik, 2026 5:41 pm
Rama për protestat: Po i dëgjojmë qytetarët paqësorë, nuk i ngatërroj me sorrat
Kryesore

Rama për protestat: Po i dëgjojmë qytetarët paqësorë, nuk i ngatërroj me sorrat

12 Korrik, 2026 5:36 pm
Infantino: FIFA do të shqyrtojë zgjerimin e Botërorit 2030 në 64 skuadra
Sport

Infantino: FIFA do të shqyrtojë zgjerimin e Botërorit 2030 në 64 skuadra

12 Korrik, 2026 3:21 pm
Dhunuan të miturën/Burg për 20-vjeçaren, njëra prej 15-vjeçareve në “arrest shtëpie”
Kronikë

Dhunuan të miturën/Burg për 20-vjeçaren, njëra prej 15-vjeçareve në “arrest shtëpie”

12 Korrik, 2026 2:15 pm
I dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet në Tiranë 48-vjeçari
Kronikë

I dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet në Tiranë 48-vjeçari

12 Korrik, 2026 1:42 pm
Para
Seks me kolegët e punës për Krishtlindje!

Seks me kolegët e punës për Krishtlindje!

Shuplakat që kushtuan 150 mijë euro, ja si u shpërblyen emigrantët

Shuplakat që kushtuan 150 mijë euro, ja si u shpërblyen emigrantët

Kitty Spencer kopja e hallë Dianës

Kitty Spencer kopja e hallë Dianës

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko konfirmon dorëheqjen e saj

Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko konfirmon dorëheqjen e saj
12 Korrik, 2026

Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko ka konfirmuar në mënyrë efektive, pas një takimi me presidentin Volodymyr Zelensky, se po jep dorëheqjen...

Lexo më shumë

Sherr te “Syri i Kaltër” për një çelës biçiklete, një i arrestuar

Sherr te “Syri i Kaltër” për një çelës biçiklete, një i arrestuar
12 Korrik, 2026

Një konflikt për pagesën e dëmit të shkaktuar nga humbja e çelësit të një biçiklete ka përfunduar me dhunë në...

Lexo më shumë

Dita e 43-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Dita e 43-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
12 Korrik, 2026

Në Tiranë po mbahet dita e 43-të e protestës ku qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë “Rama”. Ashtu si ditët e...

Lexo më shumë

SHBA kryen sulme të reja në Ngushticën e Hormuzit

SHBA kryen sulme të reja në Ngushticën e Hormuzit
12 Korrik, 2026

Shtetet e Bashkuara kanë kryer sulme të reja ushtarake pranë Ngushticës së Hormuzit, raportojnë mediat amerikane duke cituar një zyrtar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}