Kronikë

Arrestohet polici në Elbasan, mashtroi dhe i kërkoi 7 mijë euro një personi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:44 - 05/11/21 |
Opi Nion

Një efektiv policie është arrestuar sot në Elbasan pasi akuzohet  për shpërdorim të detyrës.

Mësohet se në pranga ka rënë efektivi i njësisë FAST, Sokol Fana, 26 vjeç i cili ka kërkuar para nga një shtetasi me iniciale K.H.

Sipas informacioneve, Fana kishte mashtruar shtetasin K.H duke i thënë se nëse donte që të mos arrestohej nga njësia e tij FAST për llogari të drejtësisë italiane duhet ti pagunte 7 mijë euro.

Por, pas verifikimeve të bëra nga autoritetet rezulton se K.H. nuk ka asnjë problem me drejtësinë italiane./ Opinion.al

 

Pas