Bota

Arrestohet personi që filmoi rrëzimin e avionit në Iran


               Publikuar në : 08:57 - 15/01/20 |
el ida

Autoritetet në Iran kanë arrestuar personin që ka filmuar momentin kur avioni ukrainas është rrëzuar nga goditja e raketave. Besohet se ai do të përballet me akuza të lidhura me cënimin e sigurisë kombëtare.

Irani zyrtar për disa ditë mohoi të ketë lidhje me rrëzimin e avionit të “Ukrainian Airlines”, javën e kaluar, ku humbën jetën 176 pasagjerë dhe pjesëtarë të stafit, por pas publikimit të videove dhe lajmeve nga shërbimet e inteligjencës së SHBA-së dhe Kanadasë, autoritetet pranuan përgjegjësinë duke thënë se ngjarja ishte tërësisht aksidentale.

Megjithatë veprimet e Iranit nxitën zemërim brenda dhe jashtë vendit, dhe qindra protestues dolën në rrugët e Teheranit për të shprehur mosbesimin e tyre ndaj zyrtarëve, përfshirë dhe liderin suprem Ali Khamenei.

Ndërsa në një një akt simbolik për refuzimin e propagandës shtetërore, një video virale sesi tregoi studentët nuk shkelnin mbi flamujt amerikanë dhe izraelitë, ndërsa thërrisnin se armiku i vërtetë ishte regjimi iranian.

Avioni i “Ukrainian Airlines” u rrëzua nga një raketë pasi u ngrit nga aeroporti i Teheranit, vetëm disa orë pas sulmeve iraniane ndaj bazave ushtarake amerikanë në Irak./Opinion.al

Pas