Kronikë

Arrestohet në Mal të Zi autori i vrasjes së Behar Sofisë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:46 - 12/03/21 |
Opi Nion

Është arrestuar autori i vrasjes së Behar Sofisë. Sipas “News24” autori është arrestuar në Mal të Zi dhe më pas i është dorëzuar autoriteteve shqiptare.

Ai u qëllua me armë zjarri më 25 shkurt afër Piramidës në Tiranë me dy plumba në qafë dhe shpatull.

Në momentin e vrasjes, Sofia ishte duke ecur në këmbë, ndërsa vrasësi i veshur sportiv i është afruar dhe e ka qëlluar me armë zjarri.

Ai dyshohet të ishte pjesë e trafikut të heroinës nga Turqia, si dhe të ketë pasur lidhje me ‘bossin’ turk Abdulselam Turgut.

Si ndodhi ekzekutimi?

Viktima ka qenë duke pirë kafe poshtë banesës së tij, në katin e dytë të një qendre tregtare pranë rrugës së Elbasanit, një lokal të cilin ai e frekuentonte shpesh dhe që gjithnjë ishte nën prani të personave të tjerë, Të njëjtin itinerar, Sofia e ndoqi edhe të enjten. Ai piu kafe herët në mëngjes dhe doli për të bërë një shëtitje, dy ditë pasi kishte kaluar Covid-19.

Sipas informacioneve, autori e kishte pritur në urën midis zonës se Piramidës dhe katedrales katolike të Shën Palit. Më pas, ai e ndjek për rreth 30 metra dhe e qëllon shumë pranë, një plumb e kap në trup dhe një në kokë. Kamerat e sigurisë tregojnë se autori ka qenë i veshur me një kostum sportiv ngjyrë të errët, me kapuç dhe me maskë mbrojtëse anticovid. Ai është larguar qetësisht pas atentatit, drejt bulevardit Dëshmorët e Kombit. Më pas ka marrë një biçikletë dhe është drejtuar në zonën e Liqenit Artificial të Tiranës. Pista kryesore e hetimit është ajo e vrasjes për larje hesapesh për shkak të prishjes së pazareve të drogës, por një mundësi e vogël është që vrasja mund të jetë bërë edhe për shkaqe banale.  / Opinion.al

Pas