Një shtetas maqedonas, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Austria është arrestuar nga Policia e Kukësit në bashkëpunim me Interpol Tiranën.
25-vjeçari u ndalua në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar të Morinës, pasi gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem rezultoi person në kërkim ndërkombëtar nga Austria.
Gjykata e Vjenës me vendim penal të datës 29.01.2018, ka lëshuar urdhër-arresti ndaj 25-vjeçarit për veprën penale “Vjedhje me armë”./Opinion.al