Aktualitet

Moti i keq/ ARRSH njofton akset ku ka probleme


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:27 - 10/01/21 |
Doriana Çepunaj

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë me dije gjendjen e akseve kombëtare nga veriu në jug. Përmes një njoftimi ARRSH njofton se gjatë natës ka pasur reshje bore në qarkun e Kukësit dhe të Tropojës dhe është punuar për pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës, ndërsa qarkullimi vazhdon normalisht.

Ndërkohë, po punohet me mjete e punëtorë në aksin Elbasan-Librazd pasi ka rënie të inerteve në rrugë, qarkullimi bëhet me dy kalime. Po punohet në Berat-Çorovodë, në segmentin Strelcë-Moglicë, por pa sjellë probleme me qarkullimin./ Opinion.al

Pas