Aktualitet

Nesër rinis shkolla, ministrja Kushi video-mesazh nxënësve dhe mësuesve


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:14 - 10/01/21 |
Doriana Çepunaj

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi, përmes një videoje të publikuar në rrjetin social facebook iu ka bërë apel nxënësve dhe mësuesve për respektimin e rregullave të pandemisë me rastin e rifillimit të shkollës.

Kushi shkruan se të gjithë duhet të jenë të kujdesshëm në respektimin e masave kundër COVID, pasi në këtë mënyrë mbrohet shëndeti dhe shkurtohet koha e rikthimit në normalitet.

Më këtë video ku me shumë dashuri përcillen mesazhet e nxënësve mbi rëndësinë e respektimit të rregullave anti-COVID, uroj çdo nxënës e mësues për një rifillim sa më të mbarë nesër të procesit mësimor dhe apeloj fort që të vazhdojmë të jemi shumë të kujdesshëm në zbatimin e tyre! Suksese e mbarësi të gjithëve!”, shkruan ministrja./Opinion.al

Pas